Enzo Moavero

Moavero: Partitë shqiptare të respektojnë sundimin e ligjit

Ministri i Jashtëm italian, Enzo Moavero theksoi se ka ndjekur me vëmendje situatën politike në Shqipëri, ndërsa apeloi partitë politike të respektojnë me rigorozitet rregullat themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Sipas tij, “zbatimi i këtyre parimeve përbën kushtin themelor për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”. “Ministri i Jashtëm italian ka ndjekur me vëmendje maksimale situatën politike në vend, në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën italiane në Tiranë. Ministri Moavero i bën thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri që të respektojnë rregullat themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Zbatimi i këtyre parimeve përbën kushtin themelor për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, thuhet në një reagim të ministrit të Jashtëm italian.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet