100 milion vaksina ndaj Covid-19 do të prodhohen nga laboratori i ri në Pekin

Teksa shkencëtarët e botës janë duke vrapuar me kohën për zhvillimin e vaksinës, një firmë kineze ka deklaruar se “do të krijojë rajonin më të madh në botë për zhvillimin e vaksinës me kapacitet prej 100 milion dozash”. Kompiania Construction CO e Sistemit Elektronik Inxhinjerik të kinës, ka deklaruar se “krijimi i laboratorit me siguri maksimale të nivelit të tretë (BSL-3), është gati të prodhojë në masë vaksinën e Covid-19 pasi të jetë aprovuar për sigurinë dhe efektivitietin 100 për qind”.

Sipas standarteve globale, BSL-3 është përdorur për krijimin e mikrobeve të cilat krijojnë antiturpa që godasin infektime serioze në sistemin e frymëmarrjes si Sarsi apo edhe Mers. Por ky lloj projekti do të punojë vetëm në ambjente klinike, të diagnostifikuara dhe 100 për qind të sigurta.

Kompania e ndërtuar në vitin 1953, ka mbi 80 % të marketit të vendit për kompanitë biomedicinale në rajon dhe më gjerë. Në muajin prill, laboratori Sinovac Biotech ka aprovuar nisjen e testit klinik për dy vaksina ndaj koronavirusit. Ky laborator do të nisë ndërtimin e një tjetër laboratori pasi të ketë gjetur vendin e duhur dhe sasinë e nevojshme të financimit.

Laboratori në Pekin, mendohet të prodhojë mbi 100 milion vaksina ndaj koronavirusit, nëse pas përfundimit klinik vaksina do të jetë efektive. Nëse jo, ndërtesat së bashku me materialet do të përdoren për krijimin e vaksinave të tipeve të tjera.

Në dokumentin e fundit të lëshuar nga vendet kandidate për krijimin e vaksinës ndaj Covid-19 më 11 Maj, 8 vende kandidate kanë filluar punën dhe kanë hyrë në evaluimin klinik, ndërkohë që katër prej këtyre kompanive janë nga kërkuesit kinezë.

Shefi i grupit të shkencëtarëve kinezë Chen Wen, ka deklaruar se “deri tani janë 508 vullnetarët të cilat kanë pranuar të jenë pjesë e eksperimentimit të fazës së dytë, të cilat janë nën mbikqyrje të fortë. Nëse gjithçka shkon mirë, rezultati mendohet të dalë në fund të muajit Maj. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një vaksinë kundër Covid-19 do të duhet të krijohet të paktën brenda 12 deri 18 muajve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet