150,000 vetë do të vdesin çdo vit nga temperaturat ekstreme në Europë brenda mijëvjeçarit

Shkencëtarët europianë po japin alarmin

“Mbi 150 mijë persona mund të vdesin si rezultat i ndryshimeve klimaterike çdo vit në Europë deri në fund të këtij mijëvjeçari”. Është ky rezultati më i fundit i kryer nga një kërkim shkencor. Numri i vdekjeve i shkaktuar nga i nxehti i madh do të rritet me 50 për qind, ndërsa dy nga tre persona në kontinent do të jenë pjesë e problemeve natyrore.

Kërkimi i kryer nga shkencëtarët e komisionit europian, nënvizon se “në të ardhmen mijëra persona do të vdesin për shkak të të nxehtit ekstrem, duke u sëmurur nga ataket kardiakë, zemra, problemet e frymëmarrjes dhe përmbytjet”. Rezultatet e kërkimit, shtojnë më tej se vala e madhe e të nxehtit do të shkaktojë probleme në furnizimin me ushqime, njerëzit do të jenë shumë herë më të shfaqur ndaj vdekjes për shkak të viruseve vdekjeprurëse dhe infeksioneve, ndërsa zonat fshatare dhe ato malore do të përfshihen nga zjarre të shumta.

Shkencëtarët kanë përdorur të dhënat e mbledhura nga ngjarje dhe koha ekstreme në planet duke i kombinuar ato me projeksionin e dëmeve klimaterike. Nga kjo shihet edhe ndryshimi i popullsisë dhe se në këtë mënyrë vërehet si, ku dhe kush do të vdesë për shkak të ngrohjes së madhe globale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet