4000 Euro shpërblim për t'u infektuar me koronavirus. Ofertë për të krijuar vaksinën kundër Covid-19

Shkencëtarët britanikë po kërkojnë disa “vullnetarë t’i infektojnë me koronavirus”, si pjesë e një studimi klinikal për të gjetur një vaksinë. Hvivo, kompania e cila drejtohet nga Qendra Inovative Bioprodhuese Mbretëresha Mary, një laborator në lindje të londrës, ka publikuar vendet ku ata kërkojnë për 24 subjekte “kush do të infektohet në mënyrë vullnetare me dy lloje koronavirusi, 229E dhe OC43, të cilat duhet të shkaktojnë probleme të forta në frymëmarrje”.

Megjithatë, një vaksinë e cila mund të krijojë simptoma më të vogla mundet të jetë një variant pak më i lehtë i Covid-19. Vullnetarët do të marrin 4.000 Euro për pjesmarrjen e tyre dhe do të kenë më tepër informacione për çështjen në faqen online të kompanisë me aplikimin e quajtur “FluCamp”. Personat do të futen në karantinë për dy javë dhe dieta e tyre ushqimore do të jetë shumë strikte gjatë testimit të vaksinës.

Të gjithë do të kontrollohen nga doktorë, do të marrin mjekimin e duhur dhe do të testohen më pas. Cathan Friel, shefi i kompanisë Hvivo, deklaron se “ka ndërmend ta vendosë kompaninë në krye për t’u ndeshur me virusin që të shpëtojë jetët e të gjithëve”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet