9 Aplikacione pa pagesë të nevojshme për biznesin tuaj të vogël

Ju do të habiteni se sa mund të menaxhoni biznesin nga telefoni juaj. Kur filloni si një kompani e vogël, shpenzimet mund të jetë marramendëse. Por me tregun e aplikacioneve çdo gjë mund të lehtësohet. Ndërkohë që teknologjia nuk mund të zërë vendin e një personi të vërtetë, me siguri mund të lehtësojë ngarkesën tuaj të punës. Duke i kontraktuar nevojat e biznesit tuaj përmes një aplikacioni, nuk kurseni vetëm kohën duke u fokusuar në prioritetet, por gjithashtu kurseni të holla duke pasur teknologjinë dhe njëkohësisht duke bërë punën e një punonjësi që duhet paguar.

Si Google Play ashtu edhe App Store i Apple mburren me mbi 2 milionë aplikacione të ndryshme, dhe numri i aplikacioneve për bizneset arrin në mijëra. Më poshtë janë nëntë aplikacione që mund t'ju ndihmojnë të bëni disa punë, të lehtësoni stresin dhe të modernizoni biznesin tuaj:

1. Sage Expenses & Invoices (Shpenzimet dhe Faturat): E krijuar për bizneset e vogla, ky është një app falas i dizajnuar për të mbajtur shënim të gjitha shpenzimet e biznesit dhe transaksioneve në kohë reale.

2. Eventbrite Organizer: ky aplikacion ju lejon të kontrolloni shitjet e biletave, kontrolloni mysafirët, dhe frekuentimin në biznesin tuaj. Gjithashtu ju lejon të blini bileta dhe mallra në vend. Gjëja më e mirë është se aplikacioni është i lirë dhe përdorimi i shërbimeve online të Eventbrite kushton vetëm një përqindje të vogël të çmimit të biletave .

3. Square: Nëse keni qenë në një dyqan ushqimor , keni parë këto kuti kompakte të bardha që shitësi përdor për kartën tuaj të kreditit. Ky aplikacion është për biznese të vogla dhe të mëdha dhe kompania kohët e fundit ka lkrijuar një app POS për shitje me pakicë.

4. Slack: Think of Slack si versioni profesional i Facebook Messenger. Ky aplikacion për komjuter dhe celular mban të gjithë punonjësit tuaj në kontakt falas. Dhe për tarifat e vogla mujore që fillojnë me vetëm nën 7 dollarë për përdorues, mund të mbani kontakt me 15 njerëz. Mesazhet e grupit mund të krijohen për ekipet specifike dhe të gjithë zyrën, duke e bërë komunikimin e shpejtë.

5. Genius Scan: Nëpërmjet aplikacionit , merrni një fotografi të asaj që ju nevojitet dhe ta skanoni, siç mund të jetë një faturë ose kontratë dhe automatikisht konvertohet në JPEG ose PDF. Ju pastaj jeni në gjendje ta dërgoni skanimin përmes aplikacionit tuaj të postës në celularin tuaj, si dhe ta ruani atë në pajisjen tuaj për referencë në të ardhmen. Aplikacioni ka një shërbim tjetër, Genius Sign, i cili më tej ju lejon të nënshkruani, plotësoni dhe shënoni dokumentet.

6. UNUM: Duke pasur parasysh popullaritetin e pamohueshëm të Instagramit, që është bërë një nga mjetet më të mira për tregimin visual, ju mund të planifikoni në mënyrë strategjike postimet tuaja duke organizuar reklamimin e biznesit tuaj.

7. Canva: Dizajnerët grafik në shtëpi mund të marrin shumë kosto për këtë versioni themelor i Canva është i lirë. Për të krijuar grafika për postimet ose fushatat e vogla, baza e të dhënave e Canva e fotografive ($ 1 secila) bën krijimin e produkteve tuaja.

8. Google AdWords: ky app falas ju ndihmon të përshtatni buxhetin tuaj të fushatës, shikoni statistikat e fushatës si dhe përshtypjet.

9. Deliveries: ju ndihmon me anë të një raporti të detajuar të dërgesës së produkteve tuaja dhe një hartë interaktive për të parë se ku janë dorëzuar ato. Njoftimet ju mbajnë të përditësuara në lëvizjet e paketave tuaja dhe lajmërojnë kur ata dorëzohen. Teknologjia është një shërbëtore e dobishme për çdo biznes tuajin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet