Ambjent: kopshti më helmues në botë

Alnwick Garden, nga Anglia kultivon bimët më të toksike të planetit: disa janë specie ekzotike, por në pjesën më të madhe bëhet fjalë për lule që rriten në ballkonet e shtëpisë, të përdorura që në antikitet për porcione helmuese.

Largoni shpresat për të gjithë ju që hyni në këtë derë. Është kopshti i Alnwick Garden, një prej vendeve më helmuese në botë.

Tabela që ndodhet në hyrjen e kopshtit është shumë e prerë: "Këto bimë mund t'ju vrasin". Gjithsesi ky kopësht është mahnitës. Kështjella më të cilët lidhet kopshti është përdorur në skenat e filmit Harry Potter, për shkollën e magjisë së Hogwarts.

I krijuar thuajse 20 vite më parë nga Jane Percy, dukesha e Northumberland, konte në veri të Anglisë në kufi me Skocinë, së bashku me pemet e qershive bashkon në një vend bimët më helmuese që ekzistojnë në botë. Ta vizitosh nuk është e rrezikshme: nëse ndiqën disa rregulla të thjeshta, aty mund të mësosh shumë.

Që prej shekujsh, bimët janë të njohura për vetitë e tyre kuruese që përdoreshin në mjekësi. Shumë prej bimëve helmuese merren principet me veprim farmakologjik.

Bima më helmuese në këtë kopësht është Conium maculatum, ndryshe Helmi i Sokratit, e cila njihet si bima me të cilën filozofi i madh i dha fund jetës, shumë toksike, për shkak të pranisë se substancave alkaloide që të çojnë drejt vdekjes me paralizën e rrugëve të frymëmarrjes.

Një bimë tjetër helmuese që do të gjeni është dhe Peonia, e përdorur në antikitet për të provokuar abortin, ashtu si dhe Hydrangea macrophylla (lulebora), narcizi, Euphorbia pulcherrima (ylli i Krishtlindjes).

Fakt është që ky kopësht vizitohet nga 600 mijë turistë çdo vit, por nëse do të vendosni ti bëni një vizitë, kujdes çfarë prekni dhe ku uleni brenda tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet