Antarktidë. Regjistrohet për herë të parë temperatura 20 gradë

Në Antarktidë, për herë të parë temperatura arrin 20 gradë. Kjo është temperatura rekord e regjistruar në stacionin e montorimit në ishullin Seymour, rajoni më verior i kontinentit, gati 1200 kilometra larg nga Patagonia. Është zilja e fundit e alarmit mbi ngrohjen e klimsë ku një javë më parë në afërsi të bazës së Esperancës, u regjistrua temperatura 18.5 gradë.

Këtë herë, e dhëna e saktë është shpërndarë nga Carlos Schaefer, kërkues brazilian i cili ka nënvizuar se bëhet fjalë për një “rast të izoluar” dhe nuk ka asgjë për t’u bërë alarm. Por është e vështirë të thuhet për atë që ndodh në pole, ku temperatura ndryshon vazhdimisht.

Teksa në pjesët e tjera të planetit ka rritje me një grade, teperatura në pole është duke u rritur me tre gradë. Për Nasan, akulli në bregdet po humbet terren me një rritëm prej 13.2 për cdo dhjetë vjet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet