Asteroidi 2012 TC4, rrezikoi përplasjen me Tokën

Një asteroid i është afruar tokës në një distancë të afërt me të, duke rrezikuar kështu përplasjen. Planeti ynë i shpëtoi përplasjes me Asteroidin 2012 TC4, sot në mëngjes, në 07: 41, me orën tonë lokale. “Asteroidi, me një diametër prej 12 deri në 27 metra, i është shmangur rrezikut për t’u përplasur me Tokën duke u larguar me rreth 44 000 kilometra”, njoftoi sot në rrjetin e saj social Agjencia hapësinore europiane (ESA). Po të bëjmë një krahasim, distanca midis Tokës dhe Hënës është rreth 400 000 kilometra. Asteroidi 2012 TC4 u zbulua për herë të parë nga observatori Pan-STARRS, instituti i parë i kërkimit astronomik, në ishullin Havai, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet