Asteroidi që kërkon një emër, nis gara në Web

NASA ka lancuar një konkurs, ku kërkon ndihmë nga qytetarë të zakonshëm, të apasionuar ndaj hapësirës, për zgjedhjen e një emri për asteroidin e vogël akullnajor ‘2014 MU69’. Gara ka nisur tashmë në Web dhe cdokush ka mundësi të japë në emër të ri për këtë ‘botë’ të ftohtë që është rreth 6.5 miliardë milje nga toka. Për të bërë zgjedhjen tuaj, thjesht hapni faqen 'http://www.frontierworlds.org/', ku keni kohë deri më 1 dhjetor. Emri i asteroidit 2014 MA69 do të bëhet publik në janar 2018 dhe do të miratohet nga NASA. Asteroidi i akullt i zbuluar në vitin 2014 do të jetë, në fakt, trupi më i largët qiellor i vizituar ndonjëherë nga një mision hapsinor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet