Astronomi: zbulohet eklipsi i parë i dokumentuar në antikitet

Ka ndodhur 3.752 vite më parë, tamam më 3 Maj 1735 P.L.K. Babilonezët ishin spektatorët të një eklipsi solar të plotë të cilët e dokumentuan ngjarjen të shkruar në tabletat prej balte, që erdhën deri tek ne, si dëshmia më e vjetër e këtyre ngjarjeve qiellore. Kjo ka ndodhur në qytetin e Ugarit, ku sot ndodhet Ras Shamra në Siri.

Astrologët babilonezë kishin mbajtur shënim në disa pllaka prej balte, detajet nga një ekslips solar i plotë. Bëhet fjalë për dokumentin më të vjetër i rregjistruar deri më sot, që ka mbërritur deri në ditët tona. Si të gjithë popujt e vjetër dhe ata modernë babilonezët ishin shumë të interesuar për atë që ndodhte sipër tyre, dhe kanë tentuar të mbajnë shënime si për eventet qiellore ashtu dhe lëvizjet e Diellit dhe të Hënes, si dhe të disa planeteve si Merkuri dhe Venusi.

Puna e detajuar e astrologëve mesopotanë bëri që ata më vonë të mund ti parashikonin ekslipset me shumë saktësi.

Në atë kohë eklipset henore dhe diellore konsideroheshin si shenja shumë negative, aq sa mbretërit duke ditur se kur do të ndodhte eklipsi, emëronin një zëvendës në mënyrë që populli ta interpretonte si një shenjë të keqe dhe kërkonte zevendësimin e tij më mbretin që vazhdonte detyrën e tij. Gjatë verifikimit të këtij eventi mbreti që e kishte zëvendësuar vritej.

Instrumenti që nevojitet për të parashikuar eklipset ishte zbulimi i të ashtëquajturit Cikli i Sarosit. Do të ishin kaldejtë me pas ata që zbuluan se eklipset henore dhe diellore përsëriten çdo 18 vjet. Gjatë kësaj periudhe (Sarosit) verifikoheshin 29 eklipse hënore dhe 41 diellore.

Sipas John Steele, historianit nga Universiteti i Durham, parashikimet e bëra nga babilonezët me ato të sotmit tregojnë një precizion të mahnitshëm për epokën dhe zhvillimin e një njohjeje të madhe të shkencës së astronomisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet