BBC në Tor për të kundërshtuar çensurën nga disa vende

Rrjeti britanik i medias BBC, ka qenë jo në transmetim në internet duke kundërshtuar në këtë mënyrë çensurën. Shërbimi radioteleviziv publik, ka vendosur të hapë një uebsajt me lajme të cilat shihen vetëm nëpërmjet rrjetit anonim Tor. “Vendimi është marrë me vullnetin e disponibilitetit për informacionin e duhur edhe në ato vende ku rrjeti normal informativ në internet është i bllokuar si Kina, Irani dhe Vietnami”, shpjegon rrjeti mediatik.

Rrjeti Tor, është një softuer i fokusuar mbi privatësinë dhe i përdorur për të krijuar rrjete të errëta, duke fshehur të dhënat e atij që e perdor, pasi në këtë mënëyrë përdoruesit anashkalojnë kontrollin dhe çensurën qeveritare. Versioni për BBC për rrjetin e errët është për rrjetin ndërkombëtar, i parë nga jashtë Britanisë së Madhe duke ofruar shërbime në gjuhë të huaja, mes të cilave edhe gjuhën ruse.

Në uebin e errët gjendet gjithçka. Terroristë dhe agjenci të ingeligjencës, hakera dhe grupe kriminale të cilat lëvizin nga një vend në tjetrin për shitjen e armëve dhe drogës, trafikantë të qenieve njerëzore dhe materiale pornografike.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet