BE planifikon krijimin e një tregu të përbashkët dixhital

Çdo pajisje televizive ka tashmë funksionin për të bllokuar shikimin e programeve të caktuara për fëmijët. E njëjta gjë mungon në internet, youtube apo platforma të tjera të shpërndarjes së informacionit. Për këtë asrsye Komisioni Europian ka vendosur të ndërmarrë disa rregulla të reja. Prespektiva finale është krijimi i një tregu të vetëm dixhital, për të revolucionarizuar mënyrën e aksesit të videove në internet për 500 milionë përdorues, si dhe për të blerë artikujt të ndryshim nga agjensitë e produkteve online.

Është hera e tretë që Komisioni Europian kërkon të bëjë diçka të tillë, e cila do ti sillte një fitim prej 415 miliardë eurosh çdo vit ekonomisë europiane. Shërbimet e reja do të përdoren për të ndaluar programet e dëmshme për fëmijët, sidomos ato me përmbajtje dhune dhe pornografie. Përjashtim do të bëjnë vetëm rrjetet sociale. Nëse paketa e masave të propozuara do të miratohet nga vendet anëtare, shërbimeve si Amazon dhe Netfilx, mund tu kërkohet që të përfshijnë në katalogët e tyre një përmbajtje 20 për qind europiane madje edhe kontribuojnë në buxhetin kulturor të vendeve europiane. Për momentin rrjeti nuk siguron çmime të barabarta për të gjithë përdoruesit europianë. Ekziston shpesh një tendencë diskriminimi e bazuar në origjinën gjeografike të blerjeve.

Plani i Komisionit është që të krijojë një mjedis ku konsumatorët të kenë mundësi zgjedhjeje në bazë të çmimit, duke stimuluar kështu konkurencën mes prodhuesve. Ky sistem kërkon gjithashtu mbrojtjen e përdoruesve nga praktikat e pandershme tregtare. Për momentin nuk asnjë pikë e cila flet për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Për këtë mendohet të diskutohet në shtator, në një mbledhje të veçantë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. redaksia  e Martë 7 Qershor, 2016

    ju lutem a mund te na dergoni linkun prej ku eshte bere copy paste artikulli ?

  2. Vlora  e Hënë 6 Qershor, 2016

    Keni redaktorë apo vetëm copy paste : " ..Për momentin nuk asnjë pikë e cila flet për mbrojtjen e të drejtave të autorit." Sikur mungon diçka ndëtmjet fjalëve "nuk" dhe "asnjë"

  3. Ndrio Loni Cino  e Premte 27 Maj, 2016

    ...ne internet dhe YouTube ka kohe qe funksionon.. e para duhet te identifikohesh qe je anetar i sitit dhe me pas te kerkon konfirmimin e moshes...