Binjaku i dytë i Tokës

Misioni Keplero sjell në Tokë të dhënat e para për planetin e dytë të ngjashëm me Tokën

Hermesnews - NASA sapo ka publikuar të dhënat e analizave të misionit Keplero, planetit të sapo zbuluar Kepler 452b. Me një fjalë ekziston një Tokë tjetër me një diell të vetin, dhe nuk përjashtohet mundësia se mund të ketë jetë. Planeti ka thuajse të njëjtin dimension me të tokës dhe ndodhet në një "zonë të banueshme", sepse nuk është as ftohtë as nxehtë, për të mos thënë se mund të ketë dhe ujë. Planeti larg 1400 vite dritë mund të na japë një vizion më të qartë për një të ardhme apokaliptike të tokës. Vitet kanë të njëjtat gjatësi si në Tokë. Ka kaluar me miliarda vite rreth yllit të tij. Kjo do të thotë se mund të ketë jetë në sipërfaqen e tij, ose mund të presë jetë tani. Kepler 452 mund të ketë 6 miliardë vite jetë dhe merr 10% më shumë energji sesa merr toka nga dielli. Ylli rreth të cilit rrotullohet, ka ngjashmëri me diellin tonë dhe është 4% më i madh e 10% më i ndritshëm. Planeti e bën rrotullimin rreth diellit për 385 ditë dhe ka një distancë 150 milionë kilometra, e njëjtë me tokën dhe dellin tonë. Planetë të tjerë rreth tij mund të jenë rreth 4400. Për ngjashmëri me planetin tonë, Kepler 452b mund Kepler 22b, zbuluar katër vite më parë, që është planeti i parë i ngjashëm me tokën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet