Bunkerët nëntokësorë po lulëzojnë në SHBA. Koronavirusi nis biznesin e artë

Nëse pjesa më e madhe e bizneseve jeton një periudhë shumë të vështirë nga pikëpamja ekonomike për shkak të koronavirusit, në fakt është dikush që po përjeton momentin e artë. Shoqëria kaliforniane “Vivos Group”, e specializuar për ndërtimin e bunkerëve në SHBA, ka menduar që shitjet dhe fitimet të arrihen nëpërmjet shitjes së kështjellave të vogla nëntokësore.

Me shpërthimin e Covid-19, edhe në Amerikë edhe rritja e vdekjeve është në pikun më të lartë. “Helikopterët tanë janë në gadishmëri të plot, gati për momenin e duhur për të shpënë asistentët tanë në bunkerët nëntokësorë”, tregon për median amerikane Robert Vicino, themeluesi dhe administratori i deleguar nga Vivos Group.

“Të gjithë klientët tanë e dinë që mund të ndodhë diçka e keqe. Mund të jemi thuajse një muaj nga rrënimi total. Çfarë do të bëjnë të gjithë kur të mbarojë ushqimi dhe paratë? Në atë pikë, do të jetë shumë vonë për të ndërhyrë”, ka deklaruar Vicino.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet