COVID-19, detyron mbylljen e Kongresit Botëror të Telefonisë Celulare në Barcelonë

Tridhjet shoqëri dhe kompani të famshme i kishin thënë “Jo”, mes tyre edhe kompanitë si Sony, Ericsson, Amazon dhe Facebook pjesmarrjes në Kongresin Botëror të Operatorit Teknologjik të telefonisë celulare. Të gjithë të frikësuar nga përhapja e madhe gjatë ditëve të fundit e koronavirusit.

Është anuluar pas shumë debatesh, Kongresi Botëror i telefonave 2020, njëra nga ngjarjet më të rëndësishme për telefonat celularë. Organizatorët e kanë marrë vendimin për shkak të frikës së lidhjes udhëtimeve të gjatë dhe pjesmarrjes së njerëzve të shumtë.

Nuk kanë mjaftuar vetëm siguritë që institucioneve lokale kanë dhënë vetëm pak kohë para anulimit të ngjarjes si nga Ministri i Shënëdetësisë spanjolle Salvador Illa ashtu edhe homologia katalanase Alba Verges. John Hoffma, shefi i Organizatës Botërore të Operatorit Teknologjik Mobile GSMA, nuk ka dashur t”ia dijë se cila kompani ka dashur të marrë pjesë, ndërkohë që në Spanjë janë regjistruar dy raste me COVID-19 në ishujt Baleari.

Gjatë dy javëve të fundit do të vendoset nëse në Europë do të ketë pandemi ose jo, ndërkohë që ministrat e shëndetit në të gjithë europën do të takohen për shkak të koronavirusit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet