COVID-19, emri i ri i koronavirusit. Shkencëtarët emërojnë virusin vdekjeprurës zyrtarisht

Koronavirusi tashmë ka një emër konkret “Covid-19”, por mbi të gjitha sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deklarohet se virusi nga epidemi është transformuar në pandemi. Sipas këtyre lajmeve, virusi ka shkaktuar mbi 1000 viktima dhe qindra mijëra të infektuar në Kinë dhe në një pjesë të madhe të botës.

“Kemi një mundësi shumë të madhe të ndalojmë këtë shpërthim”, deklaron drejtori i OBSH-së. “Nëse shihni numrin e personave në Kinë dhe nëpër botë, numrat nuk mund të krahasohen. Kështu që mundësitë janë të shumta. Dhe këtë ia themi të gjithë botës se jemi duke përdorur të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion. Nëse nuk do të ndërhyjmë, do të jetë shumë vonë”.

Këto janë fjalë të cilat nuk qetësojnë, pasi shumë kanë nisur të besojnë se shifrat e dhëna nga Pekini mbi numrin e viktimave dhe të infektuarve nuk janë reale ose shumë më të pakta. Litari ka arritur në fyt, por kjo nuk duhet të jetë një garë se kush e gjen i pari vaksinën.

Një kërkues britanik shprehet se “termi (garë), do të thotë se të gjithë janë në konkurrim. Në realitet, kinezët i kanë bindur me të dhënat e shpërndara dhe se termi garë për ta nuk është ekzaktësisht termi më i duhur për momentin”.

Tjetër paradoks është edhe fakti se ka një ndryshim të rasteve. Nuk dihet nëse kjo do të thotë se piku i sëmundjes është arritur dhe madje mbikaluar, apo bëhet fjalë për një rritje të numri të viktimave dhe të të infektuarve në të njëjtën kohë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet