Covid-19 do të jetë prezent për një ose dy vjet të tjera. Eksperti kinez jep deklaratën e fortë

Nëse bota ndalon së lëvizuri për 4 javë, virusi do të zhduket

Teksa presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do që gjërat të kthehen në normalitet brenda 15 ditëve, një ekspert kinez për viruset dhe sëmundjet e rënda, ka deklaruar se “bota ka një luftë të gjatë përpara”. Profesor Zhang Wenhong, drejtor i grupit për Covid-19 dhe drejtori i departamentit të infektivit në spitalin Huashan të universitetit Fudan, ka qenë i ftuar në konsullatën kineze në Duseldorf të gjermanisë, për të folur në një audiencë të madhe mbi të gjitha studentësh kinezë.

Zhang i këshilloi audiencës “të mos mendojë se epidemia e koronavirusit do të përfundojë kaq shpejt në Europë”, duke parashikuar se “mund të ketë edhe një vit ose dy të tjerë përpara se gjërat të marrin për mirë”. Ai parashikoi se pavarësisht se rastet e infektimit dhe të viktimave do të ulen goxha gjatë stinës së verës, gjithçka do të mund të nisë në dimër duke shkuar deri në një tjetër pik të lartë deri në pranverën e ardhshme. “Cikli mund të përsëritet, duke u varur nga reagimet e qeverive të botës”.

Profesori theksoi edhe vështirësitë në punën për ndalimin e pandemisë globale, duke marrë parasysh situatën aktuale të kinës, e cila ndaloi përhapjen e virusit në vend, por duhet që të gjithë të jenë në alarm për rastet që vijnë nga jashtë. Ai gjithashtu, ngriti edhe idenë e “mundësisë e lëvizjes së virusit nga hemisfera veriore në atë jugore për shkak të ndryshimit të stinëve dhe se rastet po transportohen para-prapa”.

Zhang ka sugjeruar se e vetmja mënyrë që pandemija të ndalohet brenda një kohe të shkurtër, është “përmes koordinimit global” dhe mbajtjes së njerëzve pa udhëtuar nga njëri vend në tjetrin për të paktën 4 javë” edhe pse kjo duket një mundësi shumë e vështirë. “Vetëm nëse bota pranon të ndalojë të lëvizë për katër javë, epidemia mund të ndalohet”, ka thënë ai në audiencë. “Por nuk e mendoj që ajo të ndodhë ndonjëherë”.

Komentet e profesorit janë bërë ide dhe biseda në rrjetet sociale kineze, ku lexues të shumtë janë duke pyetur se “kur do të lejohen për t’u kthyer në auditoret e shkollave, nëse Festa e Pranversë për vitin tjetër do të shkatërrohet po në të njëjtën mënyrë si kjo e këtij viti dhe kur do ta heqin maskën”. Ndërsa një tjetër person shkruan, “që nga ky moment, ne nuk do ta duhet ta heqim maskën më kurrë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet