Covid-19 ka ndikuar shumë në rrënien e gazit CO2 në atmosferë

Lëshimet globale të gazit serrë janë në rrugë të mbarë, pasi ajri është pastruar shumë që nga mbarimi i luftës së dytë botërore dhe kjo në një farë mënyre “falë Covid-19”. Shkencëtarët kanë zbuluar se janë humbur mbi 17 për qind gazrat në atmosferë në muajin Prill për shkak të rregullave të forta ndaj koronavirusit. Hedhja e gazit mund të ulet deri në 7 për qind nëse ende do të vazhdojnë ligjet e ndalimit të lëvizjeve. Ekspertët theksojnë se ulja e gazit është “një pikë në oqean”, në krahasim me vite dëmesh të klimës.

Por ekspertët theksojnë se pa ndryshime të vërteta strukturore, do të duhej vetëm një vit të ulej temperatura prej 1.8 gradësh e ngrohjes globale, duke bërë që liderat botërorë të frikësohen për marrjen e masave.

Glen Peters, shef i drejtorisë së informacionit në Qendrën për Kërkimet Ndërkombëtare të Klimës, thekson se “temperatura rritet me gati 1 gradë sipër nivelit paraindustrial të cilin e shohim tani për shkak të lëshimit të gazrave gjatë 100-200 viteve të fundit. Vetëm reduktimi në harkun e një viti edhe nëse do të mendohet se do të jetë reduktim super i fortë, nuk do të ketë asnjë diferencë në krahasim me temperaturën e mesme ose përqëndrimin në atmosferë të CO2 që shohim. Kemi nevojë për plane konkrete që gazi serrë të shkojë në pikën zero”.

Çelësi për reduktimin e gazrave është ulja e përdorimit të autmojeteve. Por ekspertët theksojnë se “kur personat shkojnë dhe kthehen nga puna, përdorimi i makinave rritet duke çuar rritjen e gazrave dhe CO2 në një nivel më të lartë se para krizës”. Ekspertët janë duke takuar qeveritarë për t’u siguruar se çështjet ambientale janë në qendër të planeve të problemeve ndaj Covid-19.

“Duhet të punojmë nga shtëpia më tepër. Nuk duhet të udhëtojmë kaq larg për të shkuar në një konferencë dhe mund t’i bëjmë këto gjëra duke ndihmuar në reduktimin e lëshimit të gazrave dhe të mos i përdorim shumë makinat në jetën tonë. Nuk duhet patjetër të kemi ndalime në lidhje me idenë që të mos shkojmë të takojmë të afërmit apo të dalim për një kafe me shoqërinë tonë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet