Covid-19 shkakton më tepër vdekje të meshkujt se tek femrat. Imuniteti është çelësi kryesor

Të dhënat e treguara nga koronavirusi, paraqesin faktin se vdekshmëria për shkak të virusit është më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat. Përveç shëndetit të dobët sidomos tek ata që pijnë duhan dhe konsumojnë alkool, ekspertët deklarojnë se influenca hormonale në imunitetin e personit mund të ruajë një rol të rëndësishëm në këtë fenomen.

Doktoreshë, Deborah Birx, ka deklaruar se “një raportë për italinë ka treguar se burrat në moshë të kaluar kanë patur vdekje shumë më tepër sesa gratë. Ky quhet fenomeni i moshës së kaluar”. Sipas autoriteteve italiane, burrat llogariten në 58 për qind të të gjitha vdekjeve më tepër se gratë. Ndërsa burrat që janë shtruar në spital për shkak të koronavirusit, janë 75 për qind më tepër në gjendje të vdesin sesa gratë e shtruara në spital.

Të dhënat nga vendet e tjera paraqesin më tepër burra të cilët ndërrojnë jetë nga Covid-19 më tepër se gratë. Një raport i Qendrës Kineze për Kontrollin e Epidemive, sugjeron se vdekshmëria tek meshkujt e konfirmuar me infektuar me koronavirus, është mbi 65 për qind më e lartë sesa ajo e grave. “E përditshmja jo e shëndetshme siç është pirja e duhanit dhe e alkoolit është më e madhe tek meshkujt se femrat, proces i cili dëmton trupin dhe nuk ndalon gjakderdhjen teksa ata përballen me infeksione”, deklarojnë ekspertët.

“Burrat kanë më tepër probleme shëndetësore në krahasim me gratë siç është hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet kronike të infeksionit, sipas kërkimit të institutit të ekzaminimit për barazinë gjinore në rang global.

“Faktorë të ndryshëm mund të promovojnë infeksione siç mund të jenë historia e pirjes së duhanit dhe alkoolit si dhe sistemi imunitar i njohur për funksionimin ndryshe mes të dyja sekseve”, thotë Susan Kovats, një imuniologjistë dhe mikrobiologjiste në Fondacionin e Kërkimit Mjekësor në Oklahoma.

Përgjigja e imunitetit mes meshkujve dhe femrave mund të jetë i lidhur hormonalisht, por kjo gjë ngelet ende jo shumë e zbuluar. “Nëse shkencëtarët mund të zbulojnë se si ky proces funksionon, ata mund të identifikojnë më mirë strategjitë për të luftuar koronavirusin në përgjithësi”, deklarojnë ekspertët.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet