Danimarka dhe Gjermania do të lidhen me tunel nëndetar. Puna nis në Janar të vitit tjetër

Ndërtimi i tunelit më të gjatë në botë nëndetar mes ishujve duke lidhur Danimarkën dhe Gjermaninë do të nisë punën për t’u ndërtuar në Janar të vitit të ardhshëm. “Femern Belt”, i cili do të ketë 18 kilometra gjatësi përfshirë hekurudhë për trena dhe autostradë makinash, do të jetë e gjitha e elektrifikuar me katër linja kalimi në të njëjtën kohë. Tuneli do të lidhë ishullin e Lolland në Danimarkë dhe Puttgarden në gjermaninë veriore.

Në kontrast nga tunelet e tjera, ky tunel do të ketë të gjitha elementët konkretë, duke u futur në tokë dhe kalime me seksione në det nga fillimi deri në fund. Qeveria daneze fillimisht e ka deklaruar planin e tunelit në vitin 2015 me përfundim të ndërtimit në vitin 2024, por tani mendohet që tuneli të nisë nga puna për trafikun në vitin 2029. I gjithë projekti do të kushtojë 52.6 bilion korona daneze sipas planit të bërë më 2015.

Në muajin Mars, Bashkimi Europian e aprovoi ndihmën financiare për Danimarkën për projektin, duke theksuar se projekti do të ndikojë shumë në potencialet e gjithanshme mes të dyja vendeve. Aktualisht, të gjithë udhëtarëve u duhen mbi 45 minuta të udhëtojnë me traget përmes Femern Belt, por kur ndërtimi i tunelit të përfundojë së ndërtuari, rruga do të kalohet vetëm për 10 minuta me makinë ose 7 minuta me tren.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet