Drita e kuqe e mirë për ruajtjen e shikimit

Ndoshta ky mund të shndërrohet në një ritual mbrëmjeje si larja e dhëmbëve: të parit e një llambe të kuqe për tri minuta. Nëse e bëni këtë, mund t'i kundërviheni dobësimit të shikimit që lidhet me moshën. Një ekip studiuesish i udhëhequr nga neurologu Glen Jeffery, profesor në Departamentin e Okulistikës në University College London, tani mbledhur prova të forta për këtë tezë. Shkencëtarët i publikuan rezultatet e tyre në Revistën shkencore të Gerontologjisë më 29 qershor 2020.

Eksperiment dyjavor

Në experimentin dhe testet e organizuara morën pjesë 24 pjesëmarrës midis moshës 28 dhe 72 vjeç. Të gjithë pa sëmundje sysh. Studiuesit testuan fillimisht ndjeshmërinë e fotoreceptorëve në retinë. Këto përbëhen nga qeliza kon dhe qeliza shufra. Qelizat konike janë përgjegjëse për shikimin e ngjyrave, ndërsa qelizat shufër janë të rëndësishme për shikimin periferik dhe për vizionin në muzg dhe në errësirë.

Më pastaj shkencëtarët u dhanë pjesëmarrësve në eksperiment elektrikë dore LED. Detyra e tyre ishte të shikonin çdo ditë, dy javë rresht për tre minuta rrezen e thellë të dritës së kuqe. Pas kësaj u përsëritën testet për ndjeshmërinë për qelizat konike dhe ato në formë shufre.

Efekt pozitiv për mbi 40-vjeçarët

Eksperimenti tregoi se nga trajtimi me dritë të kuqe përfitojnë vetëm të moshuarit. Fuqia e qelizave supozitore u përmirësua tek një e pesëta e personave mbi 40 vjeç. Tek më të rinjtë nuk u vu re asnjë lloj ndryshimi.

Qelizat receptuese të dritës në retinë dobësohen me moshën dhe prandaj shikimi ynë dobësohet. "Ky konstatim vlen veçanërisht për moshat mbi 40 vjeç," thotë Jeffery. "Ndjeshmëria e retinës dhe perceptimi i ngjyrave bëhen gradualisht me moshën më të dobëta."

Nga eksperementi doli se përmirësimi në njohjen e ngjyrës blu ishte veçanërisht i qartë. Ky është diapazoni i ngjyrave në të cilat me moshë shikimi zakonisht dobësohet më së shumti. Prodhimi i elektrikëve të dorës nuk është shumë i shtrenjtë, dhe kushton rreth 13 euro copa.

Kujdes nga eksperimentet idividuale!

Por nëse doni ta bënë këtë ushtrim duhet të bëni shumë kujdes, sepse retina është një organ shumë i ndjeshëm. Drita LED dhe veçanërisht drita lazer mund të shkaktojnë dëme të mëdha. Prandaj mos shikoni për një kohë të gjatë llamba që nuk janë testuar dhe aprovuar nga ekspertët mjekësorë ose llamba të improvizuara ose të bëra vetë!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet