Arkeologji: Egjipt, zbulohen 8 mumje 3500 vjeçare në Luxor

Mumjet u gjetën brenda zonës së Luginës së Mbretërve

3500 vjet. Është kjo mosha e 8 mumjeve dhe 10 varrezave prej druri të zbuluara në zonën e Luksorit në “Luginën e Mbretërve” nga një ekip arkeologësh. Sipas informacionit të dhënë nga Ministri për Antikitetin egjiptian Khaled al-Anami, “varreza është origjinale dhe i përket dinastisë së 18-të, por duket se është lëvizur nga dinastitë e epokës së fundit për të vendosur atje të tjera mumje”. Studiuesit do të vazhdojnë punën për eksplorimin e dy varrezave të tjera në krah të asaj të sapo zbuluar. Autoritetet egjiptiane u kanë dhënë dritën jeshile projekteve të shumta të kërkimeve arkeologjike. Kjo është një politikë jo vetëm për të vlerësuar zbulimet e famshme arkeologjike egjiptiane por edhe për të rritur interesin e madh turistik, për shkak të vendosjes së vendit në fund të listës së vendeve ndërkombëtare të vizituara për shkak të sulmeve të shumta terroriste të viteve të fundit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet