Era e këmbëve zbulon partnerin tuaj

Partneri juaj është shumë më afër jush, nga ç'mund ta mendoni, që nga këmba e deri tek flokët. Kjo krijohet për shkak të baktereve. Pjesa më e madhe e celulave, që janë pjesë e jotja nuk janë ti. Meqë ndan (shtratin, djersën, pështymën) me partnerin tuaj është e drejtë të ndash dhe bakteret. Në një farë mënyre duket romantike. Me kalimin e kohës, rriteni bashkë, dhe jo në sensin metaforik të fjalës. Mikro organizmat që rriten brenda, mbi dhe rreth jush, shumohen dhe bëhen çift. Një studim i universitetit të Oregonit ka bërë një krahasim të baktereve që ndodhen në këmbë, kapakë të syrit dhe shpinë tek disa çifte. Zonat e trupit me baktere më të përafërta janë: kembët, kapakët e syrit dhe shpina. Sigurisht ti dhe partneri juaj keni koloni të tëra bakteresh në gojë, (rreth 80 milionë), dhe kjo është e kuptueshme meqë çdo puthje zgjat 10 sekonda afërsisht, por nëse mbani dhe një qen, ateherë përgatituni të ndani një pjesë të baktereve dhe me të.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet