Gërmimet australiane gjejnë prova të habitatit aborigjen të 80.000 viteve më parë

Ardhja e njerëzve të parë në Australi ka ndodhur të paktën 80.000 vjet më parë, më herët nga çfarë është menduar. Studimi është pulikuar pas një zbulimi në strehën e një shkembi në Madjedbebe, pranë Parkut Kombëtar të Kakadut, i përfshirë në Listën e trashëgimisë botërore. ”Njerëzit e parë mbërritën në kontinentin australian para zhdukjes së megafaunave si gjitarët gjigantë që ushqeheshin me bimë dhe i ngjanin një ariu të vogël me këmbë të shkurtra apo kangurë me fytyrë dhe hundë disproporcionale”, sipas revistës Nature. Shkencëtarët raportuan se ky zbulim i kryer nga një ekip arkeologësh dhe specialistësh ka një rëndësi të madhe globale për historinë e evolucionit njerëzor. Madjedbebe, e vendosur 300 kilometra nga Darvini, kryeqyteti i territorit verior, është zbuluar katër herë që nga viti 1970, dhe së fundi në 2012 dhe 2015 nga ekipi i Clarkson në partneritet me mbikqyrësit vendas aborigjenë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet