Hajdutët vjedhin në San Francisko mbi 300 modele të Iphone X

Tre burra hynë në një kamion të mërkurën, ndërsa ishte parkuar jashtë një dyqani Apple të San Francisco ku po publikoheshin 313 pajisje të reja të iPhone-it X të Apple. Të dyshuarit ende nuk janë kapur. Vlera totale e mallrave të vjedhura vlerësohet të jetë më shumë se 370.000 dollarë. Një pastruese vërejti të dyshuarit që po shkarkonin kutitë nga kamioni UPS në kamionin e tyre.

IPhone X, bëhet i disponueshëm në dyqanet të premten, dhe kushton 999 dollarë. Vjedhja e iPhone ka qenë prej kohësh një biznes fitimprurës, por aplikacioni "Find My iPhone, ku rë jep mundësinë të lokalizosh telefonin ka shkaktuar një rënie për pajisjet e vjedhura. Ajo që e bën këtë vjedhje sidomos të rëndësishme është se kjo vjen pak para publikimit të iPhone X, një nga produktet më të njohura të Apple në vite.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet