Hëna deformon pllakat e tokës dhe lëviz kontinentet

Jo vetëm dete dhe liqenj. Hëna ka nisur të deformojë brigjet e tokës duke provokuar lëvizje të fuqishme të cilat janë në gjendje të lëvizin kontinentet, pasi këto procese luajnë rol aktiv në jetën e pllakave tektonike. Kjo rrëfehet për herë të parë pas një kërkimi në revistën Science Reviews nga kërkuesi italian Carlo Doglioni, president i Instutitut Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë së bashku me dy kolegë të tij.

Të tre shkencëtarët, kanë arritur të shohin rolin e forcave të mëdha mbi pllakat tektonike falë të dhënave nga rrjetet globale të sistemit satelitor dhe navigimit Gnss, i cili përmbledh të dhënat si nga Gps amerikan ashtu edhe nga sistemi europian Galileo, duke lejuar të matë shpejtësinë mes pllakave të vendosura larg me mijëra kilometra.

Këto shërbime ndërkombëtare, kanë mbledhur një seri ngjarjes të mbledhura nga periudha të ndryshme gati 20 vjeçare, të nevojshme pëer të zgjidhur këtë tip analize.

Kërkuesit janë përqëndruar mbi pjesët horizontale të ngjarjeve dhe sinjaleve, në përgjithësi ato me frekuencë të ulët. Ekspertët kanë analizuar të dhënat me frekuencë të ulët pasi ato janë atribut ekskluzivisht për pikat e pjesëve solide dhe jo të faktorëve të tjerë, si presioni atmosferik dhe dhe mbetjet nën të.

Nga analizat e mbledhura, del se spostimet e pllakave tektonike janë modeluar nga një vibracion që ndodhet në të njëjtën bazë fekruence të deteve, duke provuar në këtë mënyrë një lidhje me spostimeve të pllakave tektonike dhe tërheqjeve gravitacionale.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet