Heq thikën nga kafka pas 26 vjetësh. 76 vjeçari rrikthehet sërisht në jetë si më parë

Duket si histori jo reale, por një i moshuar tibetian nga provinca Qinghai, kohët e fundit duket se ndihet i kënaqur, pasi nga kafka e tij është hequr një thikë e cila qëndronte atje prej 26 vjetësh. 76 vjeçari me emrin Duo Jie, ka treguar se “thika e gjatë 10 centimetra ka qëndruar në kafkën e tij pas një grindjeje me armë të ftohtë në vitin 1994”. Nuk i shkaktoi probleme serioze, derisa para 8 vjetësh, ai shkoi për vizitë tek një doktor sepse ndiente dhimbje të shpeshta koke.

Megjithatë, shërbimi mjekësor në zonën rurale në provincën Qinghai, nuk ishte i pajisur me mjetet e duhura mjekësore për një rast kaq ekstrem. Doktorët vendosën t’ia linin thikën në kokë ashtu siç ishte, duke i dhënë të moshuarit vetëm disa ilaçe për dhimbjet e kokës. Duo Jie ka jetuar ashtu derisa një grup mjekësh nga qyteti dëgjoi për këtë rast dhe shkuan në fshatin e tij për të kryer një vizitë.

Gjatë asaj kohe, thika që qëndronte në kafkë nisi të shkaktonte migrenë, duke bërë që Duo Jie të fillonte të humbiste shikimin në syrin e djathtë dhe të mos lëvizte mirë krahun dhe këmbën e majtë. Mjekët menduan përfundimisht që thika të hiqet nga kafka e të moshuarit, por duhet që Duo Jie të shkojë në një klinikë tepër të specializuar pasi procedurat mjekësore është jashtëzakonisht shumë e vështirë.

Në muajin prill, 76 vjeçari udhëton gati 3.000 milje nga shtëpia e tij drejt qytetit Jinan në provincën Shandong, nga ku një grup kirurgësh në spitalin Shandong Qianfoshan, kanë kryer dy operacione disa orëshe duke bërë që më në fund të heqin nga kafka e pacientit edhe thikën e ngelur atje prej shumë vitesh.

Pasi i ka dalë narkoza nga operacioni dhe pasi dëgjoi se doli me sukses, Duo Jie ka falenderuar të gjithë mjekët duke u thënë se “gjithcka mbaroi dhe se këto kanë qenë 20 vitet më të tmerrshme të jetës së tij”. Ai më në fund mund të qeshë me zë si më parë sepse nuk mundej të hapte gojë plotësisht.

Duo Jie nuk ka paguar asnjë qindarkë për këtë operacion shumë të vështirë dhe rrugën e bërë deri në spital. Raportohet se tashmë është duke e marrë veten pas operacionit, ndërkohë që edhe syri dhe pjesa tjetër e trupit kanë nisur të mos kenë më probleme.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet