Histori: Kristofor Kolombo, jo dhe aq i rëndësishëm sa ç'mendohet

Pesë fakte që të gjithë i kujtojnë të vërteta për eksploruesin, në fakt janë ende shumë për t'u diskutuar

HERMESNEWS - Më 12 Tetor 1492 për herë të parë u ul në tokën amerikane Kristofor Kolombo. Ai besonte se kishte mbërritur në Indi, por ai udhëtim historik ndryshoi gjeografinë dhe historinë e gjithë botës. Megjithatë figura e eksploruesit gjenovez rrethohet nga shumë legjenda që rrënjosen në pesë gabime historike.

1. Kolombo, me udhëtimin e tij të parë drejt Perëndimit, tregoi se toka ishte e rrumbullakët dhe jo e sheshtë. Është terësisht e gabuar. Forma sferike e planetit tonë është provuar nga Pitagora dhe matematicientë të tjerë grekë në shekullin e VI P.L.K. Prova të tjera u dhanë nga Aristoteli i cili vëzhgoi formën e hijen në tokë mbi Hene dhe kurvaturën e brigjeve, që marinarët e kishin parë shpesh herë kur i afroheshin Tokës. Në shekullin II P.L.K Erastoteni provoi me shumë përafërsi formën e planetit tonë. Në kohën e Kolombos këto teori ishin të njohura për njerëzit me një nivel të mirë kulture. Kolombo, nga ana e tij, i kishte nënvlerësuar dimensionet e planetit: ishte i bindur se Europa ishte më e madhe nga çfarë është realisht dhe se Japonia ishte më larg brigjeve të kinës. Këto llogaritje të gabuara e çuan në konkluzion se mund të arrihej në Azi duke lundruar drejt perëndimit. Idea për një Kristofor Kolombo, i bindur se Toka ishte e sheshtë është e mëvonshme: viti 1828. E sjell në biografinë e eksploruesit Washington Irving.

2. Kur Kristofor Kolombo u ul në atë që ai e quante Azi, në fakt ishte ishulli Bahamas. Amerika banohej tashmë nga miliona persona të ardhur nga Europa. Pra dikush e kishte zbuluar më parë. Mes tyre sigurisht dhe Leif Ericson, islandez, i cili rreth vitit 1000 zbarkoi në ishullin Terranova.

Kolombo nuk iu afrua kurrë atyre që sot quhen SHBAtë: pas zbarkimit të tij të parë, në Bahamas, u ul më në jug nëpër ekspedita të mëvonshme. Gabimi historik është se zbulimi i SHBAsë u bë në vitin 1497 nga Giovanni Caboto, jo nga Kolombo. Kolonët e parë të amerikës së veriut, në luftë me britaninë zgjodhën Kolombon si hero, jo britanikun Caboto.

3. Sifilidi, ekszistonte në Europë para se ta sillte Kolombo. Grekët antike kishin përshkruar një sëmundje të përafërt me të kohë më parë.

4. Kristofor Kolombo vdiq në Spanjë më 1506, 54 vjeç. Nuk ishte i pasur por as i varfër. Pak para se të vdiste me dhimbjet e artritit u arrestua nën akuzat për dhunë kundër indianëve nativë.

U fal nga Mbreti Ferdinando dhe hoqi dorë nga pjesa më e madhe e pasurive që i ishin premtuar nga sovrani dhe nga bashkëshortja e tij Isabella.

Por trashëgimtarët e tij nuk u dorëzuan pas vdekjes së babait. Hodhën në gjyq kurorën Castilla y Leon për të marrë atë çfarë me të drejtë u takonte. Mosmarëveshja zgjati 20 vite, dhe u mbyll më një pension që iu njoh familjes së eksplouesit.

5. Nuk bëri asgjë të rëndësishme. Kjo është akoma një tezë për t'u diskutuar. Kolombo, dha një kontribut për idenë e tokave koloniale. Udhëtimet e tij, lejuan të identifikoheshin dhe të studioheshin erërat oqeanike lindore, që lejonin anijet të arrinin në token e re ndërsa ato perëndimore të ktheheshin në Europë.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. Ledi  e Martë 8 Janar, 2019

    Super

  2. ani  e Premte 16 Tetor, 2015

    jepjani mesuesve ta rishikojne dhe nje here historine dihej qe kinezet kane bere tregti me kohe me amerikanet indiane para se kolombi te shkelte atje

  3. ana  e Premte 16 Tetor, 2015

    nuk i dija keto gjera