Hubble, zbulon vrimat e zeza më të rralla të madhësisë M

Teleskopi hapësinor Hubble ka arritur të fiksojë vrimat e zeza më të rralla, të quajturat “madhësia M”, e cila është evidentuar me masë 50.000 herë më e madhe se ajo e diellit, dhe që ndodhet në dendësinë e pluhurit yjor jashtë rrugës së qumështit. Zbulimi është raportuar tek Asfrophysical Journal Letters nga kërkuesit e drejtuar nga Dancheng Lin, nga universitetit amerikan i New Hempshire.

Vrimat e zeza të masës mesatare janë një “lidhje e munguar” pjesë e kërkimeve të evolucionit të vrimave të zeza. Janë pak më të vogla se vrimat e zeza supër të mëdha të cilat gjenden në zemer të galaksive të mëdha, por pak më të mëdha se vrimat e zeza të cilat fshihen pas zhdukjes së yjeve gjigandë.  

Këto vrima të zeza të përmasave të mesme, janë përgjithësisht të vështira të gjenden pasi janë më pak aktive se sa vrimat e zeza gjigande, pasi nuk kanë burime të forta gazi, ndërkohë që astronomët duhet t’i gjejnë “në flagrancë” gjatë aktit relativisht të rallë të formimit ose zhdukjes së një ylli.

Kërkuesit kanë përdorur Hubble për të thelluar vëzhgimin e dy teleskopëve hapësinore me rreze X, Changra nga Nasa dhe XMM-Newton nga Agjencia Hapësinore Europiane. Në vitin 2006, këta satelitë kanë patur një akumulim të fortë të rrezeve X, por nuk ishte e qartë nëse vinin nga brenda apo jashtë galaktikës sonë.

Shkencëtarët ia vendosën gjithë këtë akumulim, një ylli i cili ishte shkatërruar pasi i ishte afruar shumë një objekti siç mund të ishte një vrimë e zezë. Vëzhgimet e Hubble e kanë konfirmuar, duke premtuar edhe stabilitetin e rrezeve X, të cilat vinin nga një dendësi e madhe yjore e cila gjendej në periferi të një tjetër galaksie, pikërisht e tipit që astronomët prisnin të gjenin tek vrima e zezë e madhësisë M.

Pasi kanë zbuluar njërin nga këto objekte, është hapur porta për mundësinë e idesë se shumë të tjerë objekte mund të fshihen në errësirë në pritje të momentit të aktit të ngrënies së një ylli. “Të studiosh dhe të kuptosh se si janë zhvilluar, jep mundësinë të kuptosh edhe si janë krijuar vimat e zeza të përmasave gjigande”, shpjegon Natalie Webb nga universiteti francez i Tuluzës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet