Guácharo (steatornis caripensis)

Kafshët: super shqisat e Guácharo-s

Guácharo (Steatornis caripensis) është një supermakinë e përsosur, me të gjitha shqisat që i funksionojnë në formë të përsosur. Shkencëtarët që e kanë studiuar për të kuptuar se si jeton dhe çfarë bën, kanë arritur në rezultatin se ky lloj zogu i njohur si Steatornis caripensis është një prej specieve më misterioze, në zonën e Amerikës së jugut. Jeton brenda gropave të thella, dhe është i njohur për dëgjimin e tij shumë të hollë, që i shërben për tu integruar në këto lloj ambientesh. Një kërkim shkencor i bërë nga Signe Brinkløv, nga Communication and Behaviour Group i universitetit të Danimarkës jugore, ka zbuluar se përveç të dëgjuarit ky zog ka dhe një shikim të shkëlqyer, një prekje shumë të ndjeshme, dhe nuhatje shumë të mirë. Shikimi i mirë i jep mundësinë të gjuajë natën, insektet më të cilat ushqen veten. Ka mustaqe të holla rreth sqepit, dhe kjo e ndihmon atë për shqisën e të prekurit, ndërsa nuhatja e mirë bën që ai të gjejë sërish folenë, në zonën ku jeton brenda gropave. Zakonisht kafshët kanë një ose dy shqisa shumë të zhvilluara: është e vështirë të gjesh një specie që ka tre apo katër, siç duket se ndodh në rastin e këtij zogu, çfarë bën që ai të jetë një lloj "makine e përsosur".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet