Këto syze ju mundësojnë të bëni foto apo xhironi video dhe ti postoni direkt në facebook

Këto syze në foto ngjajnë si syze normale dielli. Por kanë diçka që i bën ata të veçanta. Një kompani e madhe amerikane Acton, ka vendosur ti quajë ACE Eyeëear. Me anë të këtyre syzeve ju mund të bëni foto apo video dhe ti postoni ato në rrjetet sociale. Videot që xhironi jan ë të një cilësie të lartë HD, ndërsa fotot janë deri në 8 megapiksel. Bateria ju mundëson të xhironi deri në 1 orë e gjysmë a ndaluar, ndërsa nëse nuk e përdorni bateria mban deri në 90 orë. Këto syze kanë 4gb memorie. Ato mund të xhirojnë deri në 40 minuta rresht. Syze dielli ACE Eyeëear janë në treg për 99 dollarë një ulje rreth 50% nga 200 dollarë në çmimin fillestar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet