Kina dhe Serbia nënshkruajnë memorandumin për teknologjinë hapësinore

Kina dhe Serbia kanë firmosur një memorandum për pjesmarrjen e të dyja vendeve në teknologjinë e hapësirës, ku përveç të tjerash do të jetë edhe flamuri Serb në bashkëdizajnet e anijeve dhe teknologjive hapësinore kineze në të ardhmen.

Memorandumi është firmosur nga Zhang Kejian, drejtori i Administratës Kombëtarë të Hapësirës në Kinë dhe Nenad Popoviç, Ministri Serb i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik.

Zhang ka deklaruar se ky memorandum është në të mirë të të dyja vendeve, pasi në të do të marrin pjesë shumë shkencëtarë në projektet e mëdha hapësinore. “Ajo që ne kërkojmë është vendosja e flamurit serb në anijet hapësinore që do t’i dizenjojmë dhe prodhojmë së bashku”, kia deklaruar Zhang. Ndërsa Popoviç ka nënvizuar se “bashkëpunimi hapësinor do të ketë një vlerë të madhe për serbinë, pasi do të ndihmojë në projektet strategjike që vendi ka në plan”.

Ministri serb nuk ka harruar të shtojë se partnerët kinezë do të jenë të gatshëm të ndajnë njohuritë dhe eksperiencat e tyre në teknologjinë hapësinore me serbinë. “Ne e respektojmë thellë miqësinë mes dy vendeve dhe shpresojmë që dokumenti i nënshkruar sot të forcojë më tej miqësinë mes kinës dhe serbisë si dhe të rritë zhvillimin ekonomik. Unë jam i bindur se projektet që do të vijnë do të tregojnë atë që kemi merituar”.

Sipas qeverisë serbe, dokumenti do të ketë impakt edhe në “zhvillimin e bashkëpunimit bilateral mes serbisë dhe kinës në zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë hapësinore, sistemin satelitor dhe sistemn e observimit të tokës me aplikime për një agrikulturë teknologjike, telekomunikacion, ekosistem dhe pozicion gjeografik”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet