Kina lufton Covid-19 nëpërmjet një kodi shëndetësor. Ja si punon

Imagjinoni rutinën tuaj të përditshme e cila varet nga një celular dhe një kod. Dalja nga shtëpia, lëvizja me metro, vajtja në punë, të hysh në kafe, restorant apo qendër tregëtare, thuajse çdo lëvizje e diktuar nga ndryshimi i ngjyrës në ekranin e celularit. Jeshile “je i lirë të vazhdosh”. E kuqe “ndaluar të hysh”.

Ky është bërë realitet për qindra miliona banorë të Kinës që prej kohës së koronavirusit dhe duket se do të qëndrojë në atë mënyrë për një kohë shumë të gjatë. Mbështetja tek teknologjia dhe të dhënat me “kodi i shëndetit”, duket se është sistemi i kontrollit për lëvizjet e popullit dhe kurbën e përhapjes së virusit. Përgjigja që vjen direkt nga kodi i skanuar, duket se është indikator për tregimin e statusit shëndetësor.

Duke ndjekur rrugën e kinës, edhe qeveri të tjera kanë nisur të ndjekin të njëjtën mënyrë teknologjike për luftën ndaj virusit. Qeveria japoneze po mendon të konsiderojë adoptimin e të njëjtit kod. Moska ka prezantuar kodin e sistemit të kapjes së sinjalit për lëvizjet dhe forcimin e përhapjes së virusit. “Teknologjia tani po luan një rol kritik në ndalimin e epidemisë”, është shprehur Xian Sheng Hua, ekspert shëndetësor për gjigandin e tregëtisë Alibaba. “Për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, gjetja e kontrakteve është një hap i rëndësishëm dhe kjo është se përse iniciativa të tilla janë adoptuar nga vende të ndryshme në të gjithë botën”, ka shtuar Sheng.

Qeveria kineze ka nisur të ndihmojë vendin me dy gjigandët e internetit Alibaba dhe Tencent, të cilat ndihmojnë në sistemin e kodit për përdorimin e celularëve. Sistemi i pagesës së rrjetit Alibaba dhe mesazhet në Tencent apo Wechat janë shumë të njohura në Kinë, dhe sejcila prej tyre përdoret nga miliona njerëz. Sistemi është hapur për herë të parë më 11 Shkurt.

Për të patur një kod shëndeti, banorët duhet të plotësojnë informacionet personale me identitet të plotë, numrin e saktë të kartës së identitetit ose pasaportës si dhe numrin e telefonit tek procesi i regjistrimit. Më pas duhet të raportojnë historinë e udhëtimeve ose nëse kanë patur kontakt me persona të cilat dyshohet se kanë qenë ose janë të infektuar me Covid-19 gjatë dy javëve të fundit. Duhet të plotësojnë kutitë e vogla për çfarëdo simptomë si temperatura, kollë, rrjedhje hundës, dhimbje fyti, diare, djersitje, lodhje, etje.

Pasi informacioni të jetë verifikuar nga autoritetet, sejcili përdorues do të marrë përgjigjen dhe ngjyrën e kodit. Përdoruesit me kodin e kuq duhet të shkojnë patjetër në karantinat e ngritura nga qeveria ose të vetëkarantinohen për 14 ditë. Ata me ngjyrë të hapur do të karantinohen për shtatë ditë, ndërsa ata me ngjyrë të gjelbër mund të lëvizin të lirshëm brenda qytetit, sipas rregullave të ngritura nga autoritetet e qyteteve në fjalë.

Vetëm një javë pas vënies në përdorim, kodi i shëndetit nga Alipay u vu në përdorim në mbi 100 qytete të vendit. Më 15 Shkurt, është kërkuar nga qeveria që ky kod shëndeti të vihet në përdorim në të gjithë vendin anë e kënd. “Një parashikim dixhital për pandeminë i quajtur sky net duket se është futur me të shpejtë në të gjithë vendin”, deklaron media kineze. Të gjithë ata që shkojnë në provincën Hubei dhe vetë kryeqendrën Wuhan për çfarëdo lloj arsyeje, duhet patjetër të kenë kodin e gjelbër në celular, përndryshe nuk do të lejohen të lëvizin nga atje ku ndodhen.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet