Kina nis testin klinik të dy vaksinave ndaj Covid-19

Kina ka aprovuar dy vaksina të cilat janë kandidate për të luftuar Covid-19, të cilat janë në testimi klinikal. Të dyja vaksinat, janë zhvilluar në Institutin e Produkteve Bioteknologjike në Wuhan, nën vëzhgimin e rreptë të Grupit Farmaceutik Kombëtar Kinez.

Bëhet e ditur nga ky institucion, se që sot do të nisë edhe testimi klinikal i të dyja vaksinave, të cilat do të marrin miratimin për t’u përdorur pasi të jenë kontrolluar klinikisht 100 për qind.

Vaksina në brendësi të tyre kanë mikroorganizma patogjene vrasëse ndaj sëmundjeve dhe kanë avantazhin e procesit të prodhimit pasi të jenë kontrolluar të gjitha standarted e kualitetit të fortë. Ato mund të përdoren për një shkallë të lartë vaksinimi, ndërkohë që siguria dhe efikasiteti i tyre do të kontrollohet nga standarted ndërkombëtare.

Der tani, Kina ka themeluar një grup tepër të specializuar për prodhimin e vaksinave, të cilat janë përdorur për luftimin e hepatitit A, influencave të frymëmarrjeve, pandemive të darve, syve dhe gojës si dhe poliomelitit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet