Alarmi për koralet në botë, po humbasin ngjyrën

Shkencëtarët janë të shqetësuar për zbardhjen e koraleve. Shkak, rritja e temperaturës së oqeaneve

HERMESNEWS - Një fenomen i rrezikshëm po verifikohet kohët e fundit. Situata mund të përkeqësohet më tej, sipas shkencëtarëve. Bëhet fjalë për zbardhjen e koraleve në ishujt Samoa. Në foto shikohet qartë sesi kanë ndryshuar koralet brenda një viti. Që nga ishujt Hawaii në Guinenë e re, nëpër Maldive nuk ka një barrierë me kolare që nuk po e humbet ngjyrën e vet. Situata është kaq keq sa Noaa National Oceanographic and Atmospheric Administration, ka shpallur datën 8 Tetor një ditë për të reflektuar për këtë problem. Për muajt e ardhshëm situata do të përkeqësohet. Arsyeja pse koralet po zbardhen është për shkak të rritjes së temperaturës së oqeaneve dhe forcimi i El Niño në muajt e fundit. Kjo ka bërë që algat të cilat i bëjnë koralet me ngjyrë të bukur janë zhdukur. Më shumë se një e treta e barrierave koraline e Oqeanit Paqësor, Indian dhe Atlantik janë bërë thuajse të bardha dhe sipas Noaa deri në fund të viit, 12 mijë km katror mund të zhduken krejtësisht. Koralet e bardha janë më të prekur nga faktorë të jashtëm si stresi dhe sëmundje që mund t'i çojnë drejt vdekjes. Në vitin 1998, fenomeni më i madh i zbardhjes së koraleve ka ndodhur në vitin 1998, që çoi në shkatërrimin e 16% të barrierave koraline të planetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet