Koronavirusi 'armë biologjike' e krijuar në laborator. Kina deklaron 'Injorancë absurde'

“Koronavirus, është armë biologjike e nxjerrë nga laboratori”. Kjo është teoria e një komploti të deklaruar nga ardhja e një virusi i cili ka krijuar sot një numur të madh viktimash dhe të infektuarish. Kina ka dashur t’i përgjigjej akuzave shokuese. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang, motivacionet mbi bazën e këtyre hipotezave janë “injorancë absurde” dhe “dashakeqe”.

Akuza e ngritur është një hipotezë nga “një virus i prodhuar në laborator”. Disa media dhe ekspertë perëndimore, e kanë quajtur virusin Codiv-19 dhe që mund të ketë lidhje ose të jetë pjesë e një “luftë biologjike kineze”. Madje, është pikërisht një armë biologjike e nxjerrë nga një laborator”.

”Shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar, teksa punon së bashku me ne për të luftuar virusin, të vazhdojë të punojë kundër teorive dhe komploteve për viruset publike”, ka deklaruar zëdhënsi Geng Shuang në një konferencë për shtyp online.

Geng ka rikujtuar se shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka përsëritur disa herë se deri tani nuk ka asnjë provë se virusi është përgjegjës për shpërthimin e Covid-19 dhe se është përgatitur në një laborator si frut i fabrikimit të armëve biologjike.

Shumë nga ekspertët botërorë theksojn se këto deklarata nuk kanë asnjë bazë shkencore. Geng kashtuar se edhe “The Lancet” ka publikuar një deklaratë të firmosur nga 27 shkencëtarëve më të mirë në kampin e shëndetit publik në mbështetje të kërkimeve shkencore kineze dhe operatorëve shëndetësore dhe mjekëve që luftojnë epideminë e Covid-19.

Analizat gjenetike tregojnë se koronavirusi ka patur origjinë nga fauna e kafshëve, ashtu si edhe shumë patogjenë emergjentë. Geng ka nënviuar se edhe populli kinez po kryen një luftë të ashpër kundër virusit jo vetëm për vete por edhe për shëndetin global.

”Dua të nënvizoj se përballë një epidemije, ajo që kemi nevojë eshte shkenca, e drejta dhe bashkëpunimi. Duhet të kërkojmë triumfin e shkencës mbi injorancën duke hedhur poshtë zërat me të vërtetën dhe duke zëvendësuar paragjykimin me bashkëpunim”, ka thënë Guang.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet