Letër psikologes, burri im do motrën time

E dashur Manjola, po jetoj me stres. Burri im flet veç për motrën time, e fton drekave, bisedon vazhdimisht me të. Unë e shoh sesi sillet dhe kjo më vret. Si t'ia bëj ?

HERMESNEWS - Përshkrimi që ju i bëni situatës dhe që po ju lëndon gjëndjen shpirtërore, nuk më lejon që t’ju ndihmoj shumë, megjithatë ajo që mund të perceptoni ju si nga aspekti instiktiv edhe nga ai emocional ju bën dyshuese për sjelljet e bashkëshortit kundrejt motrës suaj. Po ju pyes, a keni folur me motrën tuaj për këtë dhe si e sheh ajo këtë afrimitet dhe nëse dyshon edhe ajo si ty. Mbi të gjitha duhet të flisni me bashkëshortin tuaj, shkaqet që e shtyjnë që të kërkojë prezencën e saj, në kohët që ju përmendni. Duhet vlerësuar marrëdhënia juaj në partneritet, temperamenti i të dyve, për të analizuar nëse e gjitha kjo mbetet në aludim apo ka vërtetësi. Mos më keqkuptoni unë jam në mbështetje të mirëqënies tuaj dhe problemit që ju shtroni, por kërkohet pjekuri dhe siguri për t’i dhënë përgjigje distancës në aspekt virtual. Ju këshilloj, që të mos ta ngarkoni veten dhe të ndiheni në faj, apo të mendoni se çfarë ka tek unë që nuk shkon dhe pse nuk ndihet më i tërhequr bashkëshorti juaj. Që të zgjidhni situatën tuaj dhe që të marri secili atë që meriton, konsultohuni me psikologun që ju mendoni se keni besim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. milena  e Premte 6 Nëntor, 2015

    ka lloj lloj tipash por me shume se kjo ka dhe lloj lloj grash mire i ka thene psikologia po tu mbush mendja lere

  2. saranda  e Enjte 5 Nëntor, 2015

    jepi nje shkelm bytheve

  3. sofra  e Mërkurë 4 Nëntor, 2015

    uuuu e shkreta