Letër psikologes: burri më tradhëton, por nuk dua t'a lë luksin

''Im shoq është i pasur. Unë nuk kam punuar asnjëherë në jetën time...dua t'a lë por...''

E dashur Manjola,

jam një zonjë që ka vite e martuar. Im shoq është i pasur. Unë nuk kam punuar asnjëherë në jetën time. Kemi tre fëmijë dhe një qen. Kam pesë vjet që jam shumë xheloze për të. Kthehet vone, nuk më dëgjon kur flas, në këmbim më mbulon me para dhe shpenzoj pa hesaj, por ne nuk bëjmë më as seks bashkë. Dua t'a lë. Nuk e dua dhe nuk me do, si më përpara, por unë jam mësuar me një nivel të lartë jetese dhe para, nuk dua të shkëputem nga disa gjëra me të cilat jam mësuar të bashkëjetoj. Si t'ia bëj ?

Manjola Baçi: Nëse do t’i bënim një retrospektivë martesës dhe familjes suaj, do të gjenim kohën, përkushtimin dhe dashurinë që e mbulonte shtëpinë dhe pjesëtarët e saj. Mirëqënia ekonomike ka ndihmuar të plotësojë nevojat e familjes tuaj, por duke u rritur së bashku në eksperiencë familjare, ju ka bërë të ndryshoni sjellje dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit. Dhe kujtoni sa vështirësi dhe embëlsi keni jetuar. Dhe ju sot me të drejtë e shihni si mungesë vëmendje apo pse jo aludoni se partneri juaj ju tradhëton. Ju ndër të tjera pasqyroni në portretin tuaj, se bashkëjeton me ju edhe një kafshë, që kjo duket si zgjedhje shumë pozitive, për marrëdhënien që krijoni me njëri-tjetrin, pra e kam fjalën me fëmijët. Fëmijët kanë një rol tepër domethënës, ju nuk përmendni lidhjen tuaj me ta apo babai i tyre me ta. Si qëndron komunikimi me ta, a është ai i interesuar, pasi ju shprehni vetëm nevojën tuaj. Duket që ju jeni e shqetësuar, por përmendni ndër të tjera, që nuk doni të prishni rehatinë tuaj nga këto kushte të mira që ju janë krijuar, dhe e keni bindur veten që nuk e doni më bashkëshortin tuaj. Kjo thëllë në subkoshiencën tuaj mendohet që kërkoni të ruani personalitetin tuaj, egon dhe kërkoni të hakërreheni duke mos e dashur atë, por dhe t’a injoroni prezencën e tij. Ju këshilloj, të mendoni për këtë marrëdhënie dhe këto ndjesi dhe mendimet t’ia komunikoni menjëherë partnerit tuaj, dhe t’i ndani të gjitha këto me të. Fëmijët nuk duhen përjashtuar nga vendimet që ju mendoni të bëni, ata duhen të jenë në dijeni me mënyrën sesi ju mendoni dhe jo t’i përjashtosh dhe të mos i marrësh në konsideratë.Përditshmëria e jetës martesore, familjare, përjeton kohën e monotonisë, ku shpesh herë gjendemi jo të vlerësuar, të ngarkuar emocionalisht, të lënë pas dore, por këtë ja bëjmë edhe vetes edhe ne nuk kujdesemi për veten, por kjo nuk do të thotë që të rrëzohemi dhe të mendojmë gjënë e parë sesi t’a shkatërrojmë atë që dikur ne kemi investuar dhe kemi dhënë dashuri nga vetja. Mos harroni që dikur keni qenë të lumtur, edhe pse duket sikur është zhdukur ai shkëlqimi, thjesht duhet pastruar. Njeriu i largohet trupit dhe mendjes së tij por kjo është përkohësisht. Mjafton dëshira për t’u rikthyer ndaj përkushtojuni fëmijëve dhe bashkëshortit tuaj, por me zemër. Gruaja arrin vërtetë të kuptojë nëse ja vlen të shpëtosh martesën dhe të investosh për të ose nga pafuqishmëria dhe kushtet e tjera që e mbysin. Uroj që të kujdeseni për familjen tuaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. gent  e Diel 11 Tetor, 2015

    Cdo gje ka kulmin e fundin zonje.....Ndaj jeto dhe ti...;)

  2. Vlora  e Diel 11 Tetor, 2015

    Kjo që bën kjo grua quhet "prostitucion"

  3. evis  e Diel 11 Tetor, 2015

    hahahah fiks edhe keshtu edhe ashtu njerez egoiste