Letër psikologes: jam homoseksual i martuar dhe nuk dua të fshihem

''Kam vite martuar dhe jam homoseksual...çfarë më sugjeron ?''

e dashur Manjola,

kam vite martuar dhe e kam ditur gjithmonë se jam homoseksual. Deri tani kam patur partner jo stabël, tani kam një njeri që e dua dhe e ndjej se nuk kam pse fshihem më. Dua t'ia them gruas sime. Çfarë më sugjeron ?

Frikërat dhe paragjykimet, kanë penguar që ju të jeni i hapur drejt orientimit tuaj seksual. Vendosët të martoheshit, si një mënyrë për të mposhtur frikën e stigmatizimit, dhe përjashtimit nga familja e shoqëria. Ndërsa tani po pohoni se keni krijuar një lidhje ndërkohë që jeni i martuar. Kjo do të thotë që ju po kapërceni ndjesitë e frikës së paragjykimit, dhe kërkoni që këtë që po ju ndodh, ta ndani me gruan tuaj. Kjo do të ishte një e drejtë që gruaja juaj të jetë në dijeni për zgjedhjen që ju po bëni. Edhe pse nuk quhet zgjedhje për të qenë homoseksualë, apo heteroseksualë. Në shumicën e individëve orientimi seksual shfaqet në adoleshencën e hershme. Ju tashmë e keni vendosur se krah kujt do të kaloni jetën, edhe pse ju është dashur të frustroheni në një lidhje ku nuk ju përkiste, ju vendosët më në fund të pranoni seksualitetin tuaj. E rëndësishme është që në këtë situatë të këtë sa më pak të lënduar dhe që ju të merrni mbështetjen shpirtërore nga familjarët dhe suport psiko-emocional nga psikologu. /për këshilla na shkruani në info@manjolabaci.com/

Author

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. gentian hoxhaj  e Premte 23 Tetor, 2015

    mire ka thene psikologia, kupto cfare do dhe beje

  2. eva  e Premte 23 Tetor, 2015

    o e shkreta grua thuaj