Letër psikologes: jam martuar me një të huaj dhe po mendoj t'a ndaj nga prindërit

Jetoj në Itali me një të huaj...kemi një djalë.. por familja e tij pa na shkatërron. Kam arritur në një vendim ekstrem

Përshëndetje,

jam një ish studente shqiptare në Itali, ku dhe jetoj akoma me një djalë italian që njoha në universitet. Jemi martuar një vit pas diplomës dhe pas një viti lindi një djalë. Duhemi shumë, por unë kam problem familjen e djalit që nuk më do. E ndjej, që nga gjërat e vogla deri tek më të mëdhatë. Ne nuk grindemi për asgjë tjetër përveçse për prindërit e tij. Kur kjo ndodh, ftohemi, por nuk dua t'a shkatërroj harmoninë me tim shoq. Nga ana tjetër ata nuk i duroj më. A ta ndaj nga familja e tij ? E di se nuk duhet, por s'më lënë rrugë tjetër.

Manjola Baçi: Martesa juaj është finalizimi së bashku me djepin e dashurisë tuaj. Duke ardhur nga një gjuhë dhe kulturë ndryshe nga ajo që ke gjetur të jetosh, kjo ka treguar tek partneri yt që jeni përshtatur njëri-tjetrit dhe jeni dashuruar për atë çfarë jeni. Mirëpo përsa i përket familjes së tij, ashtu siç shpreheni ju, nuk ju do dhe këtë e shihni në aspektet e gjesteve dhe indinjatës që ata kanë përkashi jush. Këtë reflektim dhe ndjesitë që keni përjetuar,e keni ndarë me partnerin tuaj. Ku nga kjo mënyrë e të këndvështrimit, keni hasur kundërshtim nga yt shoq, dhe jo vetëm kaq por edhe grindeni me të për këtë fakt. Situata duhet qartësuar dhe analizuar me urtësi. Duhet parë me kujdes mosmirënjohja dhe oponeca nga ana familjarëve të tij dhe lidhja që ka ai me ta. Pasi yt shoq ka treguar të kundërtën e asaj figure familjare që ju po ju gjykon. Marrëdhënia midis tyre dhe si kjo marrëdhënie u zhvendos tek ty dhe që ju tashmë jeni bashkë. A ka pasur ndonjë konflikt të pazgjidhur midis kësaj marrëdhënie prind-djalë, dhe këtë iu atribuon juve duke ju stigmatizuar si shkaktare të prishjes së lidhjes tyre, apo edhe shumë aspekte të tjera në lidhje me kulturën apo shtresën sociale. Kjo mbetet për t’u vlerësuar për më tej. Ajo çfarë është e rëndësishme ndër të tjera është perceptimi yt në lidhjen e marrëdhënies suaj. Ku ju mendoni që jeni lodhur nga ky fakt që ju shqetëson dhe konflikton lidhjen tuaj, sa herë që ju shprehni pakënaqësi për familjen e tij. Ju keni treguar atë që doni të tregoni si për nga rëndësia që ju mendoni se ku çalon problemi juaj. Por unë mendoj, që duhet të kuptoni tët shoq kur ju i flisni ashpër dhe me indeferencë për familjen e tij, pasi për të nuk është e lehtë të injorohet aq më tepër nga gruaja që ai ka zgjedhur për vete dhe nënën për djalin e tij. Ju këshilloj, që të peshoni më tepër ngjarjen e pakëndshme që po ju ndodh dhe jo të bëni që burri juaj t’i kundërvihet familjes së tij. Por të gjeni një mënyrë komunikimi dhe bashkëpunimi që të lehtësojë këtë gjendje të krijuar, aq sa ju me një papjekuri kërkoni që të ndaheni nga dashuria juaj që është yt shoq dhe të lini djalin, e për më tepër të vendosni për të. Kjo mund të shihet si kapriço nga të dyja palët, por kjo nuk do të thotë kurresesi që ju nuk keni të drejtë për nga mënyra sesi po trajtoheni. Tashmë ju keni krijuar kupolën tuaj, ndaj përpiqu t’a zgjidhësh jo me masa drastike, pasi ju të tre do të dëmtoheni më tepër, nga kjo ndarje e padrejtë, dhe nëse vërteton që nuk është e tillë nuk duhej të kishte filluar, por kjo nuk bën sens pasi ju e dashuroni tët shoq siç ju e pohoni vetë. Përpiquni të bindni tët shoq si qëndron situata dhe sa ju lëndon kjo, dhe vendosni t’a zgjidhni këtë gjendje të pakëndshme. Në të kundërt të saj, nxitimi do t’ju dëmtonte. /Për këshilla na shkruani në manjola.baci@yahoo.com/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. evis  e Martë 13 Tetor, 2015

    futja nje tralala

  2. ina  e Martë 13 Tetor, 2015

    Nje gjykim shume i drejt nga ana psikologes, nuk ka asnje vlere prishja e harmonise se nje familje edhe kur gjendesh perball indiferentizmit , ftohtesis se te aferme te partnerit.

  3. ina  e Martë 13 Tetor, 2015

    Nje gjykim shume i drejt nga ana psikologes, nuk ka asnje vlere prishja e harmonise se nje familje edhe kur gjendesh perball indiferentizmit , ftohtesis se te aferme te partnerit.