Letër psikologes: nuk komunikoj më me partnerin

''Kam probleme...Ai nxehet përherë kur i flas dhe nuk më kërkon më''

e dashur Manjola,

kam probleme me partnerin e dashur. Nuk komunikojmë më. Ai nxehet përherë kur i flas dhe nuk më kërkon më. Ndjehem vetëm. Nuk di çfarë të bëj ?

HERMESNEWS - Keqkuptimet në marrëdhënie lënë shkas për të shmangur dëshirën për të komunikuar. Ju kërkoni që kjo situatë të ketë një rrugëzgjidhje. A keni bërë ju përpjekje që kjo sjellje të ndryshojë ? Nëse po, keni parë ndryshime. Jua bëj këto pyetje, jo si kundërpërgjigje, por për t’a ditur se gjithçka fillon nga vetja. Si shpreheni ju, kur ndiheni e zëmëruar apo e stresuar, sa ju zgjat kjo dhe kë përfshini në këtë amulli ndjenjash të përziera. Çdo marrëdhënie ndërtohet në bazë komunikimi për të shprehur ndjenjat dhe intimitetin. Mosmarrëveshjet në çift, partneritetit, ndodhin edhe për shkak të mungesës seksuale, ky boshllik shkakton ftohje të lidhjes dhe mungesë tërheqje afektive. Marrëdhënia ka kohën dhe eksperiencën e saj dhe nëse marrëdhënia juaj është konsumuar atëherë më mirë lërë të shkojë. Kjo ndodh kur lidhjes nuk i jepen mundësi reflektimi dhe kur nuk përjetohen ndjesi emocionale. Jepeni kohë vetes tuaj dhe lidhjes, mos u ngarkoni me ndjenja faji, dhe mos kini frikë edhe po të mos jeni më pjesë e kësaj lidhjeje. Por më parë komunikoni me të për të gjitha ndjesitë që ke, gjeni kohën kur të jeni të qetë të dy, dhe do kuptosh nëse kjo sjellje është e përkohshme, ka dëshirë për të ndryshuar kjo gjëndje ose jo? Kjo do të ndihmojë për të qënë me realiste.

* Fokus-Grup, "Si të menaxhojmë, sjelljet-impulsive", përfitimi i i disa teknikave. Pa kusht pagese. Për informacion më shkruani, në email: info@manjolabaci.com.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet