Letër psikologes: dua të gjej ekuilibrin, nuk kam më nerva të kem lidhje

''jetoj vetëm prej disa vitesh...Kam patur eksperiencat e mia...jam impulsiv, xheloz, nuk kam shoqëri të zgjeruar...si mund të jem stabël''

Përshëndetje Manjola,

jam një djalë 38 vjeç i cili jetoj vetëm prej disa vitesh në një apartament. Kam patur eksperiencat e mia në marrëdhënie me femrat, dhe lidhja më e të gjatë ka qënë një vit dhe nga kjo jemi shkëputur e rilidhur. U bë ca kohë që nuk kam të dashur. Dua të shtoj, që unë jap në një lidhje, jam impulsiv, xheloz, nuk kam shoqëri të zgjeruar, si dhe punoj. Ju lutem si mund të jem stabël dhe me i qetë pasi e ndiej që jam lodhur duke kaluar sa nga një lidhje në një tjetër. Ju përshëndes.

HERMESNEWS - Nga e gjithë kjo është për t’u vlerësuar që ju punoni dhe bashkëjetoni vetëm. Keni marrë përsipër që të krijoni pavarësi dhe intimitetin tuaj. Si dhe i keni dhënë vetes mundësi për të qenë i hapur ndaj eksperiencave tuaja, për të njohur veten në marrëdhënie dhe dashuri. Ju keni përcaktuar temperamentin tuaj, me disa karakteristika që edhe ju kanë ndihmuar dhe jeni ndjerë mirë, por edhe këto ndjesi ju kanë lënduar dhe prishur ekuilibrin e marrëdhënies suaj. Diçka shumë pozitive është që ju e keni kuptuar këtë gjë, dhe kërkoni ndihmë për të ndryshuar qoftë sjelljen apo përmirësimin e këtyre e ndjesive. Ju jeni në një moshë të pjekur, ndaj dhe mendoni për të ndryshuar dhe të krijoni familje. Kur njeriu bie në dashuri provon ndjesi protektive dhe padashur merr rolin e një kritikuesi dhe ndëshkuesi. Kjo gjendje e lodh marrëdhënien, pasi promovohen të gjitha këto shprehi dhe kjo e tjetërson njeriun. Dashuria nuk duhet parë si nevojë për të qenë i/e dashuruar për nga vetmia shpirtërore, ajo ndodh dhe kaq. Unë mendoj se ju ende nuk jeni dashuruar plotësisht pa i vënë kushte lidhjes sesi duhet të jetë. Individi është i prirur të zgjedhë atë që i ngjason vetes. Përsa i përket karakterit tuaj, impulsiv, ju ndodh për nga pakënaqësitë që shikoni tek lidhja, puna, familjarët, e parë në tërësi gjejmë edhe shkakun që ju nxit të irritoheni më shpesh dhe shpejt. Ju këshilloj, të ndryshoni mendësi për veten tuaj në radhë të parë, që do të thotë të jeni më i hapur në gjykim dhe disa sjellje fëminore ti kufizoni, si dhe të mos jeni përsëritës i atyre sjelljeve të mëparshme, edhe pse këtë e besoj që kur të ndiheni i plotësuar në ato nevoja që kërkoni do t’ju zhduken ato ndjesi jo për mos të qenë më kurrë por më të moderuara dhe reduktuara. Kini durim dhe besim në vete, këmbëngulja për të arritur atë që kërkon do të arrijë t’ju kënaqë. /Për këshilla na shkruani në manjola.baci@yahoo.com/

Author

Shkruaj një koment

7 Komentet

  1. eralda  e Shtunë 17 Tetor, 2015

    Ne nje shoqeri kaq frustruese normal qe do jet e veshtire me mbajt nje lidhje stabel

  2. turi  e Premte 16 Tetor, 2015

    shoqeria shqiptare ta heq ekuilibrin vlla

  3. avni mura  e Enjte 15 Tetor, 2015

    lum ai qe e gjete stabilitetin

  4. eva kolonja  e Enjte 15 Tetor, 2015

    ka shume si ky i ri

  5. toni  e Enjte 15 Tetor, 2015

    bravo manjola je psikologe e zonja

  6. aferdita  e Enjte 15 Tetor, 2015

    shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri agresive veshtire se dikush mund te kontrolloje nervat ne kete vend te gjithe kemi nevoje per nga nje psikolog

  7. oni sarai  e Enjte 15 Tetor, 2015

    pergjigje e bukur, do te doja dhe une te dija nga psikologia pse nuk arrij te kontrolloj nervat e mia ? kur me hipen ne koke nuk ka gje qe me ndal