Londra ngre fondin për krijimin e vaksinës ndaj Covid-19 nga universiteti i Oxfordit

Teksa rastet me koronavirus të konfirmuara në botë po kalojnë limitin e mbi 2 milion e gjysmë të infektuarve, qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të investojë fuqishëm në kërkimin e një vaksine. “Kemi vendosur të vemë në dispozicion fondin prej 20 milion stërlinash, për të ngritur një skuadër kërkuesish në Oxfort për të financuar testet klinike. Mund të themi se testet e para mbi qeniet njerëzore do të fillojnë këtë javë”.

Do të duhen vite deri në prodhimin përfundimtar që të funksionojë mbi njerëzit, por kërkuesit janë të detyruar të djegin tapetet në tentativë për të luftuar Covid-19. Andrew Pollard, njëri nga kërkuesit në Qendrën e Vaksinave në Oxford, deklaron se “në këtë moment nuk bëhet fjalë për shpresë. Duhet parë nëse kjo vaksinë do të funksionojë ose jo. Testet duhet t’i përgjigjen dy pyetjeve. E para është siguria dhe më pas mundësitë e efekteve të shkaktuara nga kjo vaksinë. Kjo është ajo që ka shumë nevojë populli përpara nisjes së testimit”.

Në pritje të vaksinës, u thuhet të gjithëve të qëndrojnë një shtëpi si arma më e fortë kundër virusit. Gjendja e maskave është bërë një problem i madh në Angli dhe kudo. Në Gjermani, qëndrimi në shtëpi është bërë një specie e modës mbi të gjitha pasi Berlini dhe lande të tjera kanë deklaruar se do të merren masa edhe për transportin publik.

Italia vazhdon të ketë një ulje të numrit të të infektuarve dhe po kështu edhe të numrit të viktimave, duke bërë që të hiqen disi ndalimet për gjatë kësaj jave. Ndalime shumë të rrepta edhe në Spanjë, duke bërë që njëra ndër ngjarjet më të njohura botërore “vrapimet me dema”, të ndalohet për shkak të frikës së pandemisë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet