Luksemburgu nga sot, me transport publik falas për të gjithë qytetarët

Transport publik falas për të gjithë qytetarët që nga dita e parë e marsit në Luksemburg. Ky është vendi i parë në botë që adopton një transport të këtij lloji për të reduktuar ndotjen e ajrit, duke iu shmangur trafikut të makinave në luftën kundër ndryshimeve klimaterike.

Iniciativa është bërë tashmë realitet pas planit të qeverisë së luksemburgut mbi nxitjen e vendit ku transporti publik të mbetet më i preferuari. Kjo edhe për ulur disi nivelin e trafikut të fortë të makinave për ata që punojnë në Luksemburg por jetojnë në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

Vetëm biletat e trenave të klasit të parë do të vazhdojnë të jenë me pagesë. E gjithë kostoja e mirëmbajtjes së rrjetit publik të transportit kushton gati 500 milion Euro në vit dhe do të jetë e gjitha e paguar nga shtetit.

 

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet