''Hena'' në xhepin tuaj

Një skuadër me astronomë dhe artistë ka realizuar modelin më të besueshëm në 3D të Hënës. Falë një realiteti rritës mund të shohim thuajse çdo sekret të satelitit tonë. Lunar është njëlloj si të fusin Hënën në xhep, absolutisht i përsosur dhe besnik ndaj origjinalit në çdo detaj. Është realizuar me teknologjitë më të sofistikuara në 3D dhe është bazuar tek të dhënat e grumbulluara nga Lunar Reconnaissance Orbiter e NASA-s. Modeli i shkallës 1:28.969.000 ka një precizion prej 0,006 mm për pixel: më i sakti i ndërtuar ndonjeherë. Falë aplikacionit special app, mund ta shohësh në çdo smartphone për të patur një sasi të madhe informacioni shkencor dhe lajme për historikun e henës. Ky projekt është bërë në bashkëpunim nga një skuadër astronomësh, designer-ash, ingjinierësh dhe artistash. Kushton 49 dollarë, por ka dhe modele më të mëdha për të cilat mund të shpenzohet deri në $500. Qëllimi i këtij aplikacioni është tu japë mundësi njerëzve të zbulojnë nga afër sekretet e Henës nëpërmjet teknologjisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet