Me WhatsApp do të mund të dërgoni para shumë shpejt

Aplikacioni popullor i mesazheve të menjëhershme Whatsapp do të instalojë shumë shpejt një sistem pagesash

Whatsapp mund të vendosë shumë shpejt një sistem pagese për poseduesin. Lajmi u dha nga portali The Ken, sipas të cilit, përgjegjësit e whatsapp, pronar i së cilës është Mark Zuckerberg, janë në tratativa me qeverinë indianë për rregullimin federal të sistemit të pagesave të unifikuara, Unified Payments Interface (UPI). Sipas burimit, Whatsapp ka si qëllim të përfshijë brenda platformës një instrument që u lejon 200 milionë përdoruesve prezent në Indi të transferojnë para nëpërmjet këtij aplikacioni. Skuadra e Zuckerberg po punon dhe për inserimin në nivel global të një sërë funksionesh, disa prej të cilave në faza përgatitore. Njëra prej tyre është dhe mundësia për të dërguar kontaktet e personave (një ose më shumë) brenda një chat-i. Aktualisht kjo mundësi është e kufizuar vetëm për sistemin operativ Android, por shpejt do të jetë dhe për versionin iOS.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet