Miliarda njerëz do të jetojnë në zona shumë të nxehta deri në 2070

“Nëse planeti ynë do të vazhdojë të ngrohet me këtë nivel si tani, pas gati 50 vjetësh mbi 3 miliard njerëz do të jetojnë në zona shumë të nxehta”, thuhet në një studim shkencor. Për mijëra vjet, njeriu ka jetuar në një “klimë të ndryshuar”, por me kushtet e favorshme për prodhimin e ushqimit dhe vazhdimin e jetës.

Në publikimet më të fundit të gjetura në faqet e Akademisë Kombëtare të Shkencave, një grup ndërkombëtar arkeologësh, ekologjistë dhe shkencëtarë të klimës, kanë deklaruar se “nëse e nxehta do të rritet dhe do të vazhdohet të hidhet gaz karbonik në natyrë, në vitin 2070 njerëzit do të jetojnë në kushte shumë të nxehta, dhe jo në kushte të favorshme si ato të 6 mijë viteve më parë.

Për çdo 1gradë celcius ngrohje, 1 miliard njerëz ose do të emigrojnë në vende më të freskëta ose do të adaptohen me kushtet ekstreme të të nxehtit. Tim Kohler, një arkeologjist nga universiteti i Uashingtonit si dhe bashkë autor i studimit, thekson se “këto gjetje shihen si rastet më të vështira për biznesin e zakonshëm ose skenar se çfarë do të ndodhë nëse nuk e ndryshojmë mënyrën tonë të të jetuarit”.

Groenlanda është konsideruar nga shkencëtarët si “pika zero e tokës për ndryshimet klimaterike”. Ishulli i madh ndodhet një pjesën më të madhe në Arktik, por ai është duke u ngrohur dy herë më tepër ashtu si edhe pjesa tjetër e botës. Shkrirja e akullit nga Groenlanda e cila është edhe kontribuesi më i madh në botë për ujin e ëmbël dhe rritjen e nivelit të detit, do të thotë që mund të shkaktojë katastrofë për qytetet bregdetare në të gjithë globin.“Të shohësh madhësinë e këtyre ajsbergëve në ujë është si të shohsh një bllok qyteti të përmbytet nga uji”, ka deklaruar një fotograf i quajtur Lucas Jackson.

Përdorimi i të dhënave i temperaturave historike të globit dhe përhapjen e popullatës botërore, ka bërë që studiuesit të gjejnë se ashtu si edhe speciet e tjera të kafshëve, edhe njerëzit janë mësuar me ndryshimet klimaterike nëpër glob.

Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zona ku temperatura është midis 11 dhe 15 gradë celcius. Një pjesë mes 20 dhe 25 gradëve janë në zonën e Azisë Jugore, të cilat janë të prekura nga musonet, duke shkaktuar probleme me shkatërrimin e jetës dhe prodhimit të ushqimit.

Por ajo që suprizon, është se “njerëzit kanë preferuar të jetojnë në këto kushte për mbi 6.000 vjet, duke mos patur teknologjinë e sotme si ajrin e kondicionuar duke na bërë që të ndiejmë më tepër freski. “Si arkeologjist, u them gjithnjë studentëve të mi se toknologjia jonë, mendja jonë dhe kultura jonë e mbledhur na ka bërë që ne të jetojmë gjithkund”, deklaron Kohler. “Sigurisht që kjo është e vërtetë. Por kjo tregon se atje është një lloj klime e veçantë dhe numri i popullsisë është rritur, nga ku ne jemi bërë edhe ekonomikisht më produktivë”.

“Toka është në kushtet e ngrohjes me 3 gradë deri në vitin 2100. Studimi, sugjeron se shumë pjesë tokash janë duke u ngrohur më shpejt se oqeanet, prandaj temperatura mendohet që të ngrihet tek njerëzit deri në 7.5 gradë deri në vitin 2070. Teksa planeti ynë ngrohet me shpejtësi për shkak të rritjes së gazrave, temperatura tek një person i moshës së rritur është menduar të ndryshojë në dekadat e ardhshme, ashtu siç ka ndryshuar 6.000 vjetët e kaluara”, tregon studimi.

Kjo do të sjellë probeme edhe me prodhimin e ushqimit, aksesit për ujin e pijshëm, konfliktet dhe problemet e shkaktura edhe nga emigrimi. “Është e arsyeshne të dalësh në përfundim se nëse diçka ka qenë e pa ndryshueshme për 6.000 vjet, ne nuk mund ta ndryshojmë direkt ose shumë shpejt”, është shprehur Kohler.

Pjesa më e nxehtë e tokës është Saharaja në Afrikë, e cila përjeton rritjen e temperaturës mesatare me 29 gradë celcius. Këto kushte ekstreme kapin mbi 0.8 % të tokës së botës. Shkencëtarët deklarojnë se këto temperatura dhe kjo nxehtësi pritet të përhapet në mbi 19 % të sipëfaqes së tokës, duke ndikuar mbi 3.5 miliard banorë deri në vitin 2070.

Rajonet që do të preken janë pjesët e Saharasë Jugore, Amerika e Jugut, India, Azia Juglindore, Gadishulli Arabik dhe Austrialia, të cilat janë edhe rajonet me rritjen më të madhe të popullsisë”, është shprehur Chi Xu, nga Shkolla e Studimeve Shkencore në Universitetin e Nanjing, si njëri nga bashkë autorët e raportit.

“Këto vende janë më tepër në jug të globit, me rritjen më të madhe të popullsisë siç janë India dhe Nigeria. Të dyja vendet po projektojnë të akomodojnë popullsi shumë të mëdha në kushte ekstreme të temperatuave”, ka shtuar Chi.

Por ka edhe shpresë. Shkencëtarët kanë shtuar se përhapja dhe rritja e emisionit të karbonit në atmosferë, do të bëjë që njerëzit të ekspozohen në kushte ekstreme të nxehtësisë. Autorët shtojnë se është një problem me përllogaritjen se si kriza e klimës së furnizimit me karburant do të mund të ndryshojë për shkak të këytre kushteve, duke bërë që studimi të mos merret si parashikim për migrimin.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet