NASA e pafuqishme të mbrojë tokën nga goditja e asteroidit Bennu në shtator 2135

Grupi shkencor i Nasas për misionet urgjente ndaj përgjigjes ndaj asteroidëve, thekson se mund të largojë shkëmbinj të mëdhenjë larg tokës për të mos e goditur planetin tonë. Grupi është i aftë që të shkatërrojë asteroidë me bomba bërthamore, por këtë herë nuk ka një mundësi për të shkatërruar asteroidë të përmasave të mëdha. Por shkencëtarët britanikë të ciët drejtojnë projektin, kanë thënë se nuk do të jenë në gjendje të ndryshojnë drejtimin ose ta largojnë asteroidin Bennu nga toka.

Në një studim të ri, akademikët të cilët kanë bashkëpunuar me shkencëtarët e Nasas, kanë dhënë përfundimin se “duke përdorur vetëm një goditje të vetme do të mund të shkaktojë një lëvizje pa përgjigje ndaj një objekti si Bennu”. Kirsten Howlez, fizikan në laboratorin kombëtar të Lawrence Livormare, ka thënë se duke përduror një goditës të vogël, mund të shkaktojë shumë probleme në tokë.

Asteroidi Bennu ka përmasat e 5 fushave të futbollit dhe ka një peshë përafërsisht 79 bilion kg, dhe është 1.664 herë më i rëndë se anija Titanik. Sipas informacioneve të revistës Metro, Bennu ka një mundësi prej 2.700 herësh më tepër të godasë tokën më 25 shtator të vitit 2135. Anija goditëse e Nasas është vetëm 9 metra e lartë dhe peshon vetëm 9 ton. Shkencëtarët kanë llogaritur se asteroidi mund të lëshojë mbi 80 mijë herë më tepër energji se bomba atomike e hiroshimës në Japoni. “Studimi na ndihmon të gjejmë një përgjigje të shpejtë për të parë qartësisht një rrezik të madh, ndaj ne duhet të gjejmë mundësi të tjera për t’u mbrojtur. Gjëja më e fundit që duhet të bëjmë është të jemi gati të mbrojmë tokën”.

Grupi i shkencëtarëve mendon se krijimi i një sistemi mbrojtës shumë i fuqishëm për të reaguar ndaj asteroidit Bennu mund të jetë mundësia e vetme për të mbrojtur tokën. “Goditësit”, është krijuar nga ekspertët më të mirë, duke përfshirë edhe Nasa, Administratën Kombëtare të Sigurisë Bërthamore dhe Departamentin e Energjisë. Shkencëtarët kanë planifikuar të prezantojnë projektin e sistemit anti-astereoid në një konferencë për asteroidët në Japoni në fund të majit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet