Nesë pendoheni për mesazhin që dërguat, WhatsApp ju lejon ta fshini atë

WhatsApp ju ofron mundësinë për të fshirë mesazhet e dërguara gabimisht. Funksioni "delete" vjen për gabimet dhe pendesat. Pas rreth një viti thashethemesh, WhatsApp vjen më në fund me mundësinë e fshirjes së mesazheve të dërguara gabimisht. Për të fshirë një mesazh, qoftë kjo një frazë, një foto ose një video, thjesht e zgjidhni atë dhe prekni simbolin e koshit që ju lejon ta fshini atë. Pasi të jetë bërë, marrësit do të shohin mesazhin "Ky mesazh është fshirë". Risia, megjithatë, ka disa të meta: nëse kalojnë 7 minuta nga moment i dërgimit të sms ai nuk mund të fshihet më. Kjo mundësi kërkon që dërguesit dhe marrësit të kenë versionin më të fundit të aplikacionit. Gjithashtu duhet të theksohet se marrësit mund ta shohin mesazhin para se të fshihet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet