Nukleu i Diellit rrotullohet katër herë më shumë se sipërfaqja e tij

Ashtu siç gjeologët përdorin valë sizmike për të studiuar strukturën dhe brendësinë e Tokës, ashtu dhe astronomët që studiojnë diellin, kanë analizuar valët e gravitetit (jo gravitacionale) për të kuptuar se çfarë ndodh brenda diellit gjatë proçesit të fuzionit. Ndryshe nga Toka, gjithsesi, brenda diellit ky proçes është jashtëzakonisht dinamik, dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Valët 'P' janë gjithsesi shumë sipërfaqësore për të sjellë informacione nga nukleu.

Ndryshe nga këto, valët 'G' (të gravitetit), të cilat janë tregues shpejtësie të zemrës së diellit, nuk arrijnë në sipërfaqe. Ekzistenca e valëve 'G' deri tani ka qenë vetëm një hipotezë. "Kërkuam valët 'G' në Diell për më shumë se 40 vite", thotë Eric Fossat, astronom. "Shumë kërkime na kishin dhënë tregues por nuk kishim asnjë përgjigje përfundimtare në dorë. Tani i zbuluam gjurmët e tyre". Fuzioni nuklear është një proçes natyral i diellit dhe i yjeve në përgjithësi.

Në yllin tonë kjo ndodh në temperatura të përafërta më rreth 10 milionë gradë, shumë më të ulëta nga çfarë parashikohej, por me proçese presioni jashtëzakonisht më të forta se në tokë. Më pak fjalë, ylli më afër nesh ka ende shumë mistere brenda që ne nuk i dimë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet